• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Uashingtoni hap gojën dhe porosit Gruevskin: Mbaj gojën, se e teprove

by Java News
21/12/2016 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stejt Departamenti Amerikan ka shprehur shqetësim për shkak të gjendjes së tensionuar në Maqedoni pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën më 11 dhjetor dhe u ka bërë thirrje liderëve partiak që të ndalojnë me retorikën negative, njofton Portalb.

“Jemi të shqetësuar për shkak të zmadhimit të tensioneve politike në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe e dënojmë retorikën nxitëse nga disa liderë partiak, e cila jep leje për sulme të institucioneve demokratike dhe të ambasadorëve të akredituar në Maqedoni”, deklaroi zëdhënësi i Stejt Departamentit Amerikan, John Kirby, duke i bërë mesazh të qartë liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski se e ka tepruar me retorikën e tij.

Ai theksoi se liderët partiakë duhet të fokusohen në formimin e qeverisë së re dhe kthimin e vendit në rrugën euro-atlantike.

“U bëjmë thirrje liderëve që të ndalojmë me sulme të pabaza, ta respektojnë procesin demokratik dhe të lejojnë formimin e qeverisë së besueshme dhe stabile të së drejtës, përgjegjësisë dhe të drejtave themelore. SHBA është e gatshme që ta ndihmojnë qeverinë e tillë që t’i zbatojë qëllimet afatgjate të Maqedonisë për integrimin euro-atlantik”, tha Kirbi.

Deklarata e Stejt Departamentit Amerikan, vjen pasi që lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të shtunën u bëri thirrje ambasadorëve që të mos përzihen në punët e brendshme, pasi që sipas tij, ka informata se të njëjtët kanë pasur ndikim në proceset e brendshme të Maqedonisë.

Një ditë pas deklaratës  së Gruevskit, në protestën përpara Komisionit Shtetëror Zgjedhor, simpatizantët dhe funksionarët e VMRO-DPMNE-së, u paraqitën me transparent “Bejli largoj duart nga Maqedonia”, ndërkaq pardje u paraqitën edhe fotografi mortore të, të ish ambasadorëve, dhe të ambasadorëve të tanishëm të SHBA-së dhe Evropës.

Për këtë, me deklaratë të ngjashme doli edhe Komisioni Evropian, i cili shprehu shqetësim për shkak të ndodhive në Maqedoni, gjegjësisht retorikës negative të politikanëve ndaj ambasadorëve. KE bëri thirrje për sjellje të përgjegjshme, përgati Zëri. (b.an)

Next Post
Kusturica njoftoi në Moskë fundin e karrierës së tij si aktor

Kusturica njoftoi në Moskë fundin e karrierës së tij si aktor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In