• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Uashington: Kerry e Bushati nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët të Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA

by
22/04/2015 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, oti Ditmir Bushati ka qenë në Ëashigton DC ku ka nënshkruar marrëveshjen e partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri. Në një dlje të përbashkët për mediat në SHBA, DASH,  Bushati dhe Kerry folën për rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, ku Kerry vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe bashkëpunimit maksimal.

Ministri Bushati tha se ky dokument përbën gurin e themelit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit strategjik mes dy vendeve tona dhe do të mundësoj thellimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorët strategjik.

Fjala e plotë para mediave e sekretarit Kerry dhe ministrit Bushati:

SEKRETARI KERRY: Mirëmëngjes të gjithëve. Është kënaqësi për mua të mirëpres Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Bushati dhe është veçanërisht kënaqësi ta bëj këtë sepse Shqipëria është, në radhë të parë, një mike dhe aleate shumë e fortë në NATO. Përtej kësaj, ata kanë qenë të angazhuar thellësisht në punën me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë në disa fronte të ndryshme. Dhe sot, do të kemi kënaqësinë të nënshkruajmë Partneritetin Strategjik SHBA-Shqipëri ose Shqipëri-SHBA, i cili është një përpjekje për të bashkëpunuar në mënyrë edhe më të plotë për interesat tona të ndërsjella kundër terrorizmit, për sigurinë në rajon kundër ISIL dhe nisma të tjera.
Në samitin e vitit të kaluar në Uells pata mundësinë të takohesha me Kryeministrin Rama, ku diskutuam për shumë nga këto çështje dhe tani, sot, do vazhdojmë punën që nisëm. Shqipëria ka ndihmuar shumë edhe për sa i përket rivendosjes së anëtarëve të MEK dhe çështje të tjera. Ne mbështesim hyrjen e tyre në BE sa më parë që të jetë e mundur dhe ata janë në rrugën e duhur për të bërë gjërat e nevojshme për këtë hyrje. Jemi po ashtu shumë të kënaqur që Shqipëria ka rënë dakord për të qenë pritëse e takimeve ministeriale lidhur me Luftën ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm. Dhe kjo është diçka kritike, është e qartë, për interesat e kujtdo, duke pasur parasysh titujt dhe lajmet e përditshme për sa i përket gjërave në të cilat është përfshirë ISIL. Së fundi, po punojmë shumë ngushtë për përpjekjet e gjithanshme rajonale kundër ISIL. Bashkëpunimi i tyre, si anëtarë të koalicionit dhe si partner, ka qenë absolutisht thelbësor.
Pra shumë ka të bëjë me çështje të sigurisë. Gjithashtu, do të ketë edhe diskutime lidhur me tema të tjera. Sidomos lidhur me hyrjen në BE, ka shumë përpjekje të brendshme ekonomike dhe për reforma – sundimi i ligjit dhe çështje të tjera – në të cilat po punojmë bashkë.
Pra, Ditmir, është kënaqësi t’ju kemi këtu. Ju faleminderit shumë që morët kohën për të qenë me ne, e vlerësojmë. Mirë se keni ardhur.

MINISTRI I JASHTËM BUSHATI: Ju faleminderit, Z. Sekretar. Jam shumë i kënaqur që jam me ju këtu sot. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerë strategjikë dhe aleatë si në NATO ashtu edhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Ne po punojmë ngushtë së bashku në Irak, Afganistan, dhe më së fundi në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm global. Nëse sot rajoni ynë është në paqe dhe shikon drejt anëtarësimit në BE, kjo është në një pjesë të madhe falë angazhimit të përhershëm të SHBA. Dhe unë jam sot këtu për të diskutuar me Sekretarin Kerry edhe për mënyrat se si ta çojmë edhe më tej bashkëpunimin tonë strategjik në sektorë strategjikë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ju faleminderit.

SEKRETARI KERRY: Ju faleminderit, miku im. E vlerësoj. Ju faleminderit shumë të gjithëve. Faleminderit.

Next Post

Rama: E kam të vështirë ta zëvendësoj Erion Veliajn në qeveri, vlerë e shtuar e Kabinetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In