• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“U zhvesh tek tualeti im dhe…”, rrëfimi rrëqethës i vajzës që jeton te shtëpia e fëmijës

by Java News
01/10/2019 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej fëmijëve që ka jetuar në institucion, një vajzë 12 vjeçare sot tregoi sesi është abuzuar seksualisht në shkollë dhe në institucionin e fëmijëve, abuzim i cili ka filluar që në moshën 8 vjeçare.

Mësues, psikologë, mjekë psikiatër,drejtues shkolle janë vënë në dijeni të këtyre ngjarjeve që ndodhin brenda mureve të shtëpisë së fëmijës dhe shkollës ku bëjnë mësim nxënësit, por deri më sot askush nuk ka marrë masa për të ndaluar këtë skandal.

E mitura e kishte shumë problem të hapej jo vetëm me psikologët por edhe me të ëmën. Ajo u mundua gjatë ta mbante të fshehur atë që kish ndodhur derisa një ditë shpërtheu dhe në ambientet e Spitalit Psikatrik Infantil ajo i tregoi nënës përse donte t’i bënte keq vetes dhe përse kishte shpërthime të tilla nervash. Ajo shpesh i thoshte “Dua t’i bëj keq vetes, më vjen ta gërvisht e t’i bie murit me kokë”.

Pas këtij episodi në ambientet e Spitalit Psikiatrik, vajza nisi t’i tregonte të ëmës se çfarë realisht kishte ndodhur gjatë kohës që kishte jetuar në institucion.

Ajo tregon se si njëri nga djemtë e klasës, e kish dhunuar seksualisht tek banjot e shkollës. E kish kapur me dhunë nga duart dhe e kish detyruar të kryenin akte turpi. Kur nëna e pyet përse nuk bërtite ajo i përgjigjet- “Kisha frikë dhe isha e çoroditur, nuk dija se çfarë të bëja.”

Pas këtij akti, djali i tregoi njërit nga djemve që ishte rezident tek “Zyber Hallulli”. Me ta marr vesh ai raportoi tek sektori social. Pasi sektori u interesua në shkollë, për djalin u mor masë duke e larguar një muaj nga shkolla, vajzën e bën fajtore dhe që nga ajo ditë ajo kishte frikë të tregonte pasi siç thotë, atë e bënin gjithmonë me faj.

Ditët në vijim vajza nis të tregoj të tjera tmerre. Ajo flet për detaje të skenave seksuale, në grup mes fëmijëve. Për vajza të cilat detyronin njëra tjetrën të kryenin marrëdhënie me djemtë apo edhe mes tyre. Gjatë gjithë kësaj kohë, sipas saj edukatorët ishin nëpër korridore. Këto “lojëra” ndodhnin në dhoma, dushe apo klasa.

Vajza tregon se si i ka shpëtuar dy herë kapjes “mat” nga edukatore Zamira, tek po fillonte të bënte seks me një djalë. Ajo thotë se zysh Zamira kapi djalin prej veshi ndërsa asaj i shkuli fort flokët, por rastin nuk e raportoi.

Në një tjetër rast ajo tregon se bashkë me një djalë ishin fshehur poshtë krevatit të dhomës së tij, ndërkohë një tjetër djalë i shikonte tek kryenin “seks”.

Të gjitha këto tmerre dhe episode sipas vajzës kanë ndodhur brenda mureve te “Zyberit”, qysh prej moshës 8 vjeçare e deri më Janar të vitit 2019. Muaj kur edhe ka dalë nga Institucioni.

Të gjitha këto, ajo i ka rrëfyer edhe tek psikologia e Spitalit Psikiatrik Infantil, në të cilin ka qenë e shtruar herë pas here. Psikologia i thotë nënës që ata nuk janë hetuesi dhe për këto gjëra duhen fakte. Nëse duhet apo jo ta denoncojnë rastin është një vendim që i takon ta marrë drejtuesi i shërbimit.

Por a është ky një rast i izoluar dhe a e ka humbur vërtet qëllimin Zyber Hallulli?

Fiksi mësoi, se pak muaj më parë, dy vajzave të këtij institucioni i ishte bërë analizë mjeko-ligjore. Dyshohej se mund të ishin viktima të mundshme trafikimi. Për këtë rast, zyrtarisht as nga Ministria dhe as nga Shërbimi nuk na u dha asnjë informacion. Por ish drejtoresha gjatë takimit me gazetaren e Fiksit mbajti një tjetër qëndrim, përtej atij zyrtar.

“Ne kemi patur vetëm dy raste, që ishin raste shumë të vështira. Ato i kemi marrë indirekt informacion që është bërë kjo…dhe kanë ikur nga Institucioni, janë në Linzë. U cilësuan si viktima të mundshme trafikimi edhe u transferuan. Mori masat Shërbimi Social dhe janë momentalisht në Linzë. Ishin të moshës 14-15 vjeç.” – u shpreh ish drejtoresha Lejla Çutra.

Gazetarja e Fiksit e pyeti drejtoreshën edhe për natyrën e vajzës e cila mori guximin t’i tregonte nënës së saj s’e çfarë i kishte ndodhur. Ajo e përjashtoi faktin që vajza mund të ishte një fëmijë që vetëm ankohet.

“Na vinë e na ankohen, më kapi nga dora, më shtyu, më bëri. Nuk e kanë problem ankesën. Mund ta hiperbolizojnë biles. M… nuk thoshte gjë. Mund ta mbaje dy orë këtu. Të plas, e kupton. Nuk thotë. Është shumë e dashur, është e qetë dhe ne u habitëm kur shpërtheu.” – dëshmon ish drejtoresha për sjelljen e vajzës.

Vajza shpërtheu, shpërtheu atëherë kur doli jashtë institucionit, kur nuk pati më frikë. Ajo tregoi të vërtetat e saj, që e kanë rënduar shumë psikologjikisht, aq sa spitali është bërë shtëpia e saj e dytë. Ajo mori guximin të fliste, tani i takon institucioneve dhe prokurorisë ta hetojnë këtë çështje deri në fund. (tch)/l.m

Next Post
Negociatat për kufirin detar me Greqinë, Rama rrëfen se çfarë po ndodh

Negociatat për kufirin detar me Greqinë, Rama rrëfen se çfarë po ndodh

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Ku eshte momenti in?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In