Një ngjarje sa e rëndë, aq edhe e trishtë ka ndodhur në Greqi. Një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Mediat greke bëjnë me dije se i riu që ndërmori vendimin fatal është Laertis S. Ai punonte në Volos në një restorant në Nea Joni.
Mësohet se i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë, ku është gjetur nga kalimtarët.
TheNewspaper.gr shkruan se i 30-vjeçari i ka dhënë fund jetës pas një zhgënjimi në një lidhje dashurie.
Familja e tij kërkon që ai të varroset në Shqipëri, ndërsa ende nuk është vendosur ende nëse lamtumira e fundit do të jepet në Volos apo në vendlindje.
/b.h