Familjarët e Marjus Musakut kërkojnë lirimin e të afërmit të tyre nga burgu, pasi qëndron ende pas hekurave të qelisë së akuzohet për rrëmbimin e një gruaje. Në media kanë dalë foto të 30-vjeçares, të cilat ajo ia dërgonte të afërmit të tyre.
Ersida i dërgonte shpesh foto “të nxehta”, gjë që lë të kuptohet se nuk ka pasur asgjë të forcuar dhe se të dy kanë qenë në një marrëdhënie së bashku.
Disa ditë më parë bëri bujë lajmi se nëna e dy fëmijëve, 30-vjeçarja Ersida Dyrmishi, ishte larguar pa gjurmë nga banesa duke detyruar të shoqin që të denonconte zhdukjen e saj në Polici. Burri i saj publikoi foton e të shoqes dhe kërkonte informacione për të.
E reja u gjet në një hotel, e pretendoi se Marjusi e kishte marrë peng nën kërcënimin e armës, madje dhe e kishte përdhunuar. Ndërkohë sipas familjarëve të Marjusit, ai ndodhet ende në qeli dhe rrezikon nga 10 deri në 25 vite burg.
/e.d