Një ditë pas Konventës së Partisë së Lirisë, ku zgjodhi veten kryetar të partisë, Ilir Meta ka përcjellë dhe një mesazh.
Ai falenderon të gjithë të rinjtë që organizuan Konventën e Parë të Partisë së Lirisë.
Meta pretendon se është zgjedhur dje kryetar, por në fakt këtë e kishte vendosur që kur ndryshoi emrin e LSI-së, e cila ishte shkërmoqur.
Dje ai nuk ka pasur asnjë kandidat përballë, duke treguar se ishte thjesht një farsë aq për të kaluar radhën.
“Një falënderim të përzemërt për të gjithë të rinjtë e mrekullueshëm që organizuan Konventën e Parë të Partisë së Lirisë.
Mirënjohje të gjithë delegatëve për votëbesimin dhe urime të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që u zgjodhën.
Tani kemi një Program të qartë për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit.
Përfaqësimi i merituar dhe cilësor i të rinjve, një garanci më shumë që Shqipëria u përket të rinjve”, shkruan Meta.
/s.f