Të dielën e lënë pas, Erion Isai u shpall fitues i votimeve në Bashkinë e Kolonjës.
Tashmë ai nis një rrugëtim të ri politik, atë të drejtuesit administrativ të Kolonjës.
Pikërisht kjo detyrë e re ka bërë që ai ti japë fund pjesëmarrjes së tij në “BE Coffee”.
Kështu aktorin-kryebashkiak të zgjedhur nuk do e shohim më në ekran, duke qenë se tashmë ka dhënë dorëheqjen.
Kjo pasi Erioni synon ti përkushtohet plotësisht drejtimit të Bashkisë së Kolonjës, ku dhe ka bërë me dije se do të zhvendoset bashkë me familjen.