• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U zaptua hapësira publike në Theth, Rama: Skandal, prokurorja Gjeli nuk nisi hetim, KLP të verifikojë

by B K
07/07/2025 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të dhënë për një hapësirë publike të zënë në Theth. Kreu i qeverisë thotë se bëhet fjalë për një hapësirë të zënë në zemër të Thethit, për të cilin thotë se është referuar në prokurori nga inspektoriati përkatës dhe policia. Por prokuroria, thotë kryeministri, vendosi që të mos nisë hetimet për çështjen dhe të mos shpallë në kërkim personin që e ka kryer këtë shkelje.

“Pas një masakre të mirëfilltë të rrezikuar nga një individ i cili rezulton i paarritshëm nga krahu i ligjit, Thethi që është kartolinë e mrekullisë shqiptare dhe që është katandisur mu në zemër të tij në një praktikisht territor  toke të xanun. Si ka mundësi, si është e mundur që pasi, insektoriati përkatës dhe policia konstatojnë një ndërhyrje të tillë mu në zemër të asaj mrekullie të maleve shqiptare, dhe përcjellin rastin në prokurori, prokuroria nuk shpall në kërkim të menjëhershëm personin, por mosfillimin e çështjes. Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot të kuptoja por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Dhe po ju lexoj se si arsyeton zonja Gjeli, prokurore nga trupa e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli, thesaret e këtij vendi, nga individë si ai që ka plagosur thëthin, në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh pasi është zonë e mbrojtur. “, u shpreh kryeministri.

Më pas kryeministri tha se i ka kërkuar ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të lartë të Prokurorisë që të veprojnë.

“Tani unë i kam kërkuar ministrisë së drejtësisë të veprojë ndaj zonjës Gjeli, e cila ka lënë në baltë shtetin dhe ka lënë në baltë qytetarët e republikës, ka lënë në baltë të gjithë ato struktura që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe e cila është e padenjë për të qenë e paguar nga taksapaguasit si prokurore dhe kam kërkuar që çështja e saj t’i përcillet këshillit të lartë të Prokurorisë, i cili duhet të shikojë dëmin e madh që i ka sjellë mosfillimi i çështjes penale republikës dhe interesit publik dhe të gjykojë nëse zonja Gjeli është apo jo e denjë për tu paguar ende nga taksat e shqiptarëve si prokurore.”, u shpreh mes të tjerash Rama.

Next Post
Elisa e Çudirave

Analizë gjaku

Comments 3

  1. ccc says:
    8 months ago

    Gjithe sistemi i drejtesise ne te gjitha hallkat e tij eshte antishtet, pra edhe kunder interesit publik ne menyren me te eger e te ndyre. Jam i bindur, eshte me keq se para vetting-ut, pasi keta qe kane shpetuar jane njelloje te korruptuar me te larguarit, por me te zotet ne fshehjen e poshtersive te tyre. Prandaj jane me te rrezikshem, dhe prandaj eshte me keq tani. Nuk do jete e larget dita kur do dalin hapur e pa droje sic jane ne fakt: -Horra ne sherbim te Kenetes e paligjeshmerise ne kete vend.

    Reply
  2. Builder says:
    8 months ago

    Mos ka ardhur koha, që të rikthehen në detyrë, sikur edhe provizorisht, një pjesë e kualifikuar mirë, e ish punonjesve të policisë, tashmë në pension, por kanë qënë të pacënueshëm, të ndershëm e pasionantë deri në devocion.
    Si këta, ka edhe në drejtësi, ndertim, e kudo.

    Reply
  3. Trak e trak… says:
    8 months ago

    ccc, ju lexova me vëmëndje, dhe ju jap plotesosht të drejtë, duke vleresuar këto mendime që shkruani.
    Shtroj pyetjen, kështu do të shkojë kjo punë e drejtësisë “pa drejtësi” ?
    A ka rrugë dalje ?
    Sepse ky popull, vërtet është fukara, por nuk është budalla.
    Këtej hanë buke me djathë e me qepë familiarisht, por në shtepi kanë mercedes .
    Vërtet kontradiktore, por tregon edhe mëndjemadhesi e karshillek kundrejtë njeri tjetrit, që edhe ne jemi dikushi, kemi makinë, e nuk jemi askushi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In