• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U vranë për fenë dhe atdhenë, Vatikani lumturon 38 klerikët shqiptarë

by A R
05/11/2016 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë popullin shqiptar, por në veçanti për besmitarët e krishterë. Në katedralen e “Shën Shtjefnit” 38 klerikët katolikë sot u lumnuan nga Vatikani, me urdhër të vetë Papa Franceskut.

Ky është nderimi më i madh që i bëhet një kleriku katolik nga Vatikani.

“Pasi kemi marrë mendimin e kongregatës së çështjes së Shenjtëve dhe me autoritetin tonë apostulik vendosëm që 38 martirët e kishës në Shqipëri tani e tutje të quhen të lumturuar dhe të mund të festohet festa e tyre me 5 nëntor”.  Këto fjalë të kardinalit të dërguar nga Vatikani u pritën me duartrokitje, përqafime, e lot të familjarëve të emocionuar të klerikëve.

Mesha Shenjtë e Kremtimit Liturgjiku celebrua në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër, kurse ceremonia nisi në orën 10.00. Ky celebrim u udhëhoq nga Hirësia e Tij Kardinali i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve Angelo Amato.

“Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipëria!” Me këto fjalë të fundit në gojë kanë dhënë frymën e fundit 38 klerikët katolikë që u torturuan në mënyrë çnjerëzore nga regjimi komunist, u lexua ne ceremoni.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe shumë autoritete të larta të Vatikanit. “Për të na nderuar dhe për të qënë afer nesh në këtë Kremtim Solemn,  përvec kardinalit udheheqës, i derguari i Papa Franceskut, Angelo Amato, do të jenë të pranishëm; Kardinali i jonë d. Ernest Troshani, kryetar i Konferences Ipeshkvore të Italisë, Kardinali Angelo Bagnasco; ipeshkvi i Kelnit, Kardinali Ranier Maria Ëoelki; Kardinali Salvatore de Giorgi, nga Roma; Ipeshkvi i Napolit, Kardinali Crescenzio Sepe. Do të jenë të pranishëm në bashkëkremtim 20 ipeshkvinj nga vende të ndryshme të botës; si dhe rreth 300 meshtarë nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, diaspora dhe vende të tjera të botës”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Kisha Katolike do të ngre mbi altaret e saj me nderimet më të mëdha 38 martirë të vrarë gjatë rregjimit komunist. Të gjithë këta ishin priftërinj (ose klerikë), me përjashtim të katër laikëve: një vajzë, Marije Tuci, e vrarë barbarisht sepse ajo ishte kandidate e Motrave Stigmatine dhe katekiste; dhe 4 burra, Mark Çuni, Qerim Sadiku, Gjelosh Lulash dhe Fran Mirakaj. Vinçenc Prendushi, ipeshkvi i fundit i Durrësit, ishte edhe kleriku me rangun më të lartë që u ekzekutua nga komunistët. Ai u akuzua si “armik i popullit”, “reaksionar”, “spiun i Vatikanit”, duke u dënuar për njëzet vjet burgim, ku u torturua, fye dhe poshtërua në shumë mënyra të ndryshme, derisa ai vdiq./a.m.

Next Post
Portieri dhe trajneri i Koresë Veriore pezullohen 1 vit se “hëngrën gol qëllimisht”

Portieri dhe trajneri i Koresë Veriore pezullohen 1 vit se “hëngrën gol qëllimisht”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

February 24, 2026
“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

February 24, 2026
Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

February 24, 2026
Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

February 24, 2026
Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

February 24, 2026
Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

February 24, 2026
Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

February 24, 2026
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

February 24, 2026
Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In