I është dhënë lamtumira e fundit 35-vjeçares Hamide Magashit, e cila u vra para dy ditësh nga ish-bashkëshorti i saj.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit të së ndjerës.
Në vendngjarje ndodhen edhe patrullat e Policisë së Kosovës.
Ndërsa ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari për vrasjen makabër, Sokol Halili, është ende në arrati.
Mbrëmjen e së mërkurës, Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja, siç është raportuar, do të sillte në jetë fëmijën brenda këtyre ditëve.
Ndërkohë Prokuroria ka bërë me dije se më 13 shtator gjykata ka dhënë urdhër mbrotjtje për Magashin për dhunë në familje nga ish-burri i saj.
/s.f