Gjendet në Gjirokastër një nga dy fuoristradat ‘Range Rover’ të vjedhura në Sarandë. Mjeti është gjetur në një fshat te Gjirokastrës.
Ka qenë një çoban i zonës që ka njoftuar policinë. Mjeti pasi ishte vjedhur në Sarandë, kishte kaluar nga Borshi dhe përmes maleve kishte dalë në afërsi të Tepelenës e më pas ishte kthyer në Gjirokastër, duke përdorur gjithnjë rrugë rurale.
Burimet bëjnë me dije se mjeti rezulton në pronësi të një shtetasi nga Tepelena. Aktualisht po hetohet për zbulimin e autorëve të vjedhjes. Ndërkohë enigmë mbetet ende fati i një tjetër ‘Range Rover’ të vjedhur pak kohë më parë në Sarandë.
/a.r