• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U vodhën kallashë e fishekë në depon e Pashalimanit, dënohen me burg 3 ushtarakët që braktisën detyrën

by Java News
18/12/2019 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vjedhja e një sasie armatimi dhe municioni nga depoja ushtarake në bazën e Flotës Luftarake Detare “Pashaliman”, ka sjellë dënimin e katër efektivëve, që u morën të pandehur me procedurën e gjykimit të shkurtuar, duke përfituar uljen e dënimit në masën 1/3.

“Shqiptarja.com” mëson se vendimi është marrë në 5 dhjetor 2019 nga gjykata e Vlorës, ku gjyqtarja e çështjes Viola Canaj, deklaroi fajtor dhe dënoi me 16 muaj burgim Ardit Ramaj, për akuzën e “Shkelja e rregullave të shërbimit të rojës në depot e armatimit me pasoja të rënda”. Me 16 muaj burgim dhe për të njëjtën akuzë është dënuar dhe ushtaraku tjetër i bazës së Pashalimanit, Lesko Ramosaço. Ndërkohë me 20 muaj burgim është dënuar Ervist Memsullaj, ndërsa me 12 muaj burg është dënuar ushtaraku Edlir Nelaj. Për këtë të fundit gjyqtarja e çështjes ka vendosur të pezullojë ekzekutimin e vuajtjes së dënimit me burg, duke ja konvertuar këtë masë dënimi me 200 orë punë të detyrushme, në interes publik pranë Bashkisë Vlorë.

Dosja penale është administruar dhe hetuar nga prokurorja e çështjes Elona Alvora, e cila në muajin Janar 2019 urdhëroi arrestimin e katër ushtarakëve, pasi konstatoi se ishin pikërisht ata personat përgjegjës për rrethanat e vjedhjes së automatikëve, fishekëve, granatave dhe 700 plumbave të llojit pistoletë TT, nga depoja e bazës ushtarake “Pashaliman”.

Në materialin që prokuroria ka referuar në gjykatë, thuhet se autorët kanë shkallmuar zgarën metalike të depos duke shkëputur kunjat nga muri për t’u futur brenda duke marrë armatimet. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë gjetur gjurmë të vlefshme që mund të dërgojnë në identifikimin e autorëve të kësaj vjedhje, por që ende nuk është bërë identifikimi i tyre. Ndërkohë në anën e jashtme të gardhit rrethues, poshtë rrugës është gjetur një armë luftarake tip ML model 56 me nr.1600288, në gjendje të rregullt të padëmtuar dhe disa fishekë që u kanë rënë, autorëve në ikje e sipër.

Natën që është kryer vjedhja në shërbim kanë qenë Ardit Ramaj me detyre oficer informacioni dhe shërbimi, përgjegjës roje rreshter ka qenë Lesko Ramosaço. Ndërsa rojë shërbimi në depon e armatimit ka qenë Anit Nelaj i cili ka dorëzuar shërbimin tek Ervist Memsulla. Gjatë natës roja i shërbimit Ervist Memsulla ka qëndruar në shërbim deri rreth orës 03:30 dhe me pas është larguar dhe kthyer përsëri rreth orës 06:00, ka vazhduar shërbimin e rojës pa ushtruar kontroll në objekt dhe më pas nuk ka pritur rojën marrës të shërbimit, por është larguar nga vendi. Ervist Memsulla ka shpjeguar se rreth orës 03:30 për shkak të motit me shi dhe erë është larguar nga vendi shërbimit dhe ka shkuar rreth 700 m larg, duke e braktisur atë dhe ka qëndruar deri rreth orës 06:00 me pas është kthyer, ka qëndruar aty deri rreth orës 08:00 dhe me pas është larguar.

Sipas hetimit, Edlir Nelaj me detyrë përgjegjës ndërrese shërbimi ka hartuar procesverbalin e marrjes së shërbimit të rojës nga Lesko Ramosaco pa qenë prezent personeli i shërbimit dorëzues, por këtë veprim e ka dokumentuar në kundërshtim me ligjin duke nënshkruar tek libri marrjes së shërbimit në emër të personelit të marrjes së shërbimit të rojës. Po kështu në kundërshtim me rregulloren e brendshme Lesko Ramosaco dhe Edlir Nelaj nuk kanë ushtruar kontroll fizik në objektet përkatëse ku kryhej shërbimi rojës, duke mos ushtruar në këtë mënyrë edhe kontrollin fizik në depon e armatimit ku edhe është konstatuar vjedhja e armatimit dhe municionit luftarak.

Lista e armatimeve të vjedhura në bazën e “Pashalimanit”

2 armë luftarake automatike model 56 me bajonet shtizë
700 fishekë luftarake 7.62m qe përdoren nga arme luftarake pistolete TT model 54
3691 fishekë luftarakë qe perdoren nga armet luftarake automatik blindëshpues djegës
40 granata dore luftarake
40 ndezës per granata dore luftarake
1 krehër hark automatik luftarak
1 pushke M-4 karabine luftarake model 14.5 me barelë 5x56x45mm
1000 fishekë luftarake model 5.56mm x 45mm me maje te rrumbullaket normal
4 krehra rezerve për 30 fishekë luftarake 5.56mm.

Next Post
Dosja Babale/ Gjykata dënon me 1 vit burg ish-deputetin Salianji, do ta kryejë dënimin në një burg të zakonshëm

Dosja Babale/ Gjykata dënon me 1 vit burg ish-deputetin Salianji, do ta kryejë dënimin në një burg të zakonshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In