Policia e Tiranës ka arrestuar një 66-vjeçar dhe familjarët e tij pas plagosjes me armë që ndodhi një ditë parë.
Efektivët e komisariatit nr. 1 arrestuan H. Xh., 66 vjeç, N. Xh., 26 vjeç, dhe F. Xh., 53 vjeçe, të tre banues në Tiranë. H. Xh., ditën e djeshme, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.
Gjatë kontrollit në banesën e 66-vjeçarit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur për ngjarjen, të cilën H. Xh. e mbante pa leje, ndërsa N. Xh. dhe F. Xh., nuk kanë kallëzuar krimin.
/a.r