• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U ula në tavolinë me ish-burrin pas 20 vitesh!” Falja e Liljanës: Ish-vjehrrën e nderova deri në fund

by A R
04/01/2026 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej thuajse 20 vitesh, Liljana i ka dhënë fund një martese të vështirë ku ka përjetuar dhunën fizike e psikologjike. Nga ajo martesë ka tre fëmijë, për të cilët u përpoq ta mbante familjen të bashkuar duke përtypur gjithçka. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo tregoi sesi pavarësisht dhunës, vendosi të sakrifikonte dhe të kalonte detin me skaf bashkë me ta për t’u siguruar të ardhmen.

Jeta në Itali nuk ndryshoi marrëdhënien mes Liljanës dhe burrit, i cili vijonte ta dhunonte e të kishte probleme me alkoolin që çuan deri në divorcin e tyre. Por ajo tregon se i ka këshilluar gjithnjë fëmijët të kujdesen për të atin dhe pas thuajse 20 vitesh divorc, janë gjendur në të njëjtën tavolinë.

“Kur jam ndarë me ish-burrin tim, u kam thënë fëmijëve shikojeni, e keni babanë tuaj, unë me atë s’kam më punë. Unë kam gati 20 vjet që jam ndarë me të, por kur martova djalin këtu në 2022, ne u ulëm në një tavolinë me të sepse është babai i fëmijëve. Unë te njerëzit e tij shkoja gjithmonë, edhe pse isha e ndarë, kur vdiq vjehrri, unë shkova, kur vdiq vjehrra para dy vjetësh këtu te ne në Akërni, unë i njoma buzën me pambuk asaj deri në momentin e fundit. Ajo i merrte duart e mia, i puthte, pleqtë s’më kishin faj. Janë një familje e mrekullueshme ata!”

Vitet 2006-2007 ishin të vështira për Liljanën sepse humbi prindërit njëri pas tjetrit. Ajo e kujton me shumë dhimbje këtë periudhë, por pranë i është gjendur vëllai i madh me kunatën.

“Mua më është gjendur vëllai i madh, me gjithë nusen, ma kanë mbajtur gjithnjë derën hapur. Edhe pse kisha shtëpinë time aty, unë rrija gjithmonë tek ata. Pa pyetur kunatën, unë s’bëja asgjë. Ajo më jepte edhe këshilla, e kisha në vend të nënës, edhe pse pleqtë më ikën, unë derën tek ata e kisha të hapur, e kam akoma. Edhe tani që vij, unë rri më shumë tek ata”, rrëfen ajo teksa shton: “Unë kur flija tek ata, nusja e vëllait çohej në mëngjes, nuk di nëse e bën një nuse këtë, ajo bënte kafen, mbushte gotën me qumësht e me kafe se e dinte sesi e pija unë, merrte dhe ëmbëlsirën dhe m’i binte te divani, unë s’isha ngritur akoma nga shtresat. Ajo e bënte këtë gjë dhe e bën akoma.”

Next Post
Operacioni në Venezuelë, Rubio këmbëngul: SHBA-të nuk kishin nevojë për miratimin e Kongresit

Operacioni në Venezuelë, Rubio këmbëngul: SHBA-të nuk kishin nevojë për miratimin e Kongresit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In