• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U trembën që shkoi drejtues politik i qarkut Elbasan”, Murrizi për dënimin e Salianjit: Vendim politik për të shantazhuar opozitën

by S T
27/09/2024 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vendim bastard i një drejtësie që mendon të shantazhojë opozitën me dirigjim të pushtetit, e cilësoi Myslim Murrizi, vendimin e djeshëm të gjykatës së Apelit që dënoi me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Salianji.

Në studion e Ditarit me Denisa Pashollin në A2 CNN, Murrizi theksoi se orët e fundit të lirisë nuk janë për Salianjin, por për drejtësinë.

“Askujt nuk mund t’i hiqet liria e shprehjes edhe pse i kufizohet liria fizike. Këto janë orët e fundit të një vendimi bastard të drejtësie që do të shantazhojë opozitën me dirigjim të pushtetit kur shqiptarët presin të zbardhen miliarda euro të vjedhura, aferat korruptive, koncesione, PPP. Salianji as nuk është drejtues i madh policie as i grupit të atyre që kanë mbjellë me hashash Shqipërinë as si shumë të tjerë që shpallen në kërkim pasi shkojnë në Dubai. Të dënohesh pse ke thënë që vëllai i Xhafës është trafikant, që ka një vendim nga gjykata italiane që është dënuar 7.2 vjet, nuk di ku është kallëzimi i rremë, apo shpifja kur fakti ka ndodhur, por këta nuk duan ta marrin në konsideratë. Orët e fundit janë të një drejtësie palaço, jo të Salianjit”, tha Murrizi.

Murrizi thekson se dënimi i Salianjit është politik për shkak të denoncimeve dhe vendosjes si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, duke i dëmtuar karrierën.

“Dënimi i tij është politik që përjashtohet nga dy palë zgjedhje deri në moshën 45-vjeçare i pengohet karriera politike ka qenë i vetmi që ka denoncuar e folur në parlament për zullumet e kësaj qeveri u trembën që shkoi drejtues politik i qarkut Elbasanit ku aty kryqëzohen fijet e qelbësirave politike shtet-mafie-pushtet. Të fortët e Elbasanit godasin makinën e policisë rrahin drejtorin e policisë ku drejtori i policisë del në përgjimet e Xibrakut. Ku ka vrasje çdo muaj dhe bandat janë në këmbë”, u shpreh Murrizi në A2.

Murrizi deklaroi në A2 se Salianji e priste këtë vendim dhe theksoi se “opozita duhet të ketë qëndrime parimore dhe jo sporadike dhe me raste të veçanta”.

“Kërkesë urgjente për t’i hequr mandatin Klotilda Bushkës se burri i saj ka marrë lekë nga shqiptarët në dy mandate. I bëj thirrje Gaz Bardhit mos na bëhet me lot e qurre për Ervinin; çoji letrat. Nuk ka opozitë selektive, duhet parimore dhe e besueshme për të gjithë. Rasti i Bushkës është më i rëndë se i Olta Xhaçkës, janë mbi 6 milionë euro në këtë rast”.

Reagimi i sotëm për padi ndaj Xhafës është i vonuar për Murrizin, sipas tij PD duhet ta kishte bërë këtë padi një vit më parë.

“Kush e pengoi PD ta bënte këtë denoncim vjet në shtator? Reagimi i sotëm është pas pilafit. Ti duhet të jesh parimor. Nuk mund të ngjitësh nëse je fotokopje e keqe e këtyre ne pushtet”.

Murrizi paralajmëroi në A2 zhvillime të tjera për drejtësinë në ditët në vijim.

“Rama është i shqetësuar, sheh ëndrra me ata njerëz në SPAK që nuk janë enveristë dhe nuk janë patronazhista dhe tek ata që janë duarpistë në të gjitha aferat e Ramës. Do të ketë zhvillime të tjera këto ditë që do t’i vijë thartë Ramës. Për prokurorët, gjyqtarët, për policët për ata që kanë pasur telefona Skyy. Kur t’i rrëshqasë toka nën këmbë. Kur bën ligje për të goditur opozitën do ta hash vetë”.

Next Post
Roma nuk e harron ish-kapitenin: Gëzuar Ditëlindjen Francesco (VIDEO)

Roma nuk e harron ish-kapitenin: Gëzuar Ditëlindjen Francesco (VIDEO)

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    Murro per shume gjana te japin te drejte por ta quah burg politik mashtriin e Salianjit po ja fut kit fare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In