• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U tradhëtuan nga kamerat/ Çapajt u filmuan teksa luftonin me policinë

by Java News
13/06/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autorët e përplasjes me policinë nga fisi Çapja u tradhtuan nga kamerat e sigurisë së lokaleve rreth vendit ku ndodhi ngjarja.

“Panorama” shkruan sot se pas përplasjes me armë mes Policisë dhe anëtarëve të familjes Çapja, grupi i hetimit ka kryer veprimet e para ku përfshihet edhe sekuestrimi i kamerave të disa prej lokaleve dhe ambienteve që kanë pasur në fushëpamje ngjarjen.

Nga këto pamje, sipas Prokurorisë, dyshohen si autorë të ngjarjes së sulmit me armë ndaj Policisë shtetasit Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça.

Nga ana tjetër, pas kapjes në flagrancë të Ardjan Çapjas nga FNSH, në ambientet e hotelit, si dhe përreth janë bërë kontrolle të imtësishme ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, një krehër me 7 fishekë, një automatik “mod-56”, 2 krehra me fishekë, 72 fishekë “model 54”, 855 fishekë, 73 kapsolla detonatore.

Sipas Prokurorisë, të gjitha këto janë të kundraligjshme, të cilat dyshohet se janë tentuar të fshihen në momentin e shkëmbimit të zjarrit nga shtetasit Jetmir Shehu, Fiqiret Meçe, Kastriot Peqini, Ambri Sinakolli dhe Serxhio Hakilja.

Akuza 

Tetë personat e arrestuar nga ana e Policisë dhe Prokurorisë akuzohen për ngjarjen e ndodhur në datën 08.06.2016, ku dyshohet se anëtarët e familjes Çapja, pronarë të “Univers”, kanë qëlluar me armë në drejtim të dy punonjësve të Policisë.

Efektivat e rendit ishin në mision vëzhgimi, pas përplasjeve të shpeshta të kohëve të fundit të Çapjave me persona të tjerë. Më konkretisht javën që kaloi, para përplasjes së të arrestuarve me Policinë, në një sulm me armë në Elbasan u plagos shtetasi Bledar Muça.

Ai u qëllua me armë teksa ndodhej në makinë, ndërsa nga plumbat u plagos edhe efektivja e Policisë, Matilda G., e cila ndodhej rastësisht në vendngjarje. Pas këtij krimi ndaj një të afërmi të anëtarëve të familjes Çapja, Policia vendosi shërbime vëzhgimi pranë vendqëndrimit të tyre.

TË ARRESTUARIT
1. Ardjan Çapja
2. Florenc Çapja
3. Bledar Muça
Masa e sigurimit “arrest në burg”, si persona të dyshuar për “vrasje të punonjësit
të policisë”, mbetur në tentativë, dy herë.
• TË ARRESTUARIT
1. Jetmir Shehu
2. Fiqiret Meçe
3. Kastriot Peqini
4. Ambri Sinakolli
5. Serxhio Hakilja

“Arrest në burg” me afat 40 ditë, si të dyshuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”./ panorama/ a.k

Next Post

Se çfarë muaji keni lindur... tregon edhe se çfarë sëmundjesh mund të keni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In