U thirr për në Hagë/ A do japë dorëheqje Ali Ahmeti e kush do të jetë pasuesi i tij?

Ali Ahmeti 2 600x360

Pas ftesës për të dëshmuar në Hagë, Ali Ahmeti mund të jepë dorëheqje nga posti i kryetarit të BDI-së, pasi procesi i dëshmisë dhe intervistimit nga prokurorët e dhomave të specializuara duke se do të jetë i gjatë, duke ia pamundësuar Ahmetit kryerjen e detyrave si kryetar partie, shkruan Gazeta Express.

Ahmeti pritet që në fund të këtij muaji të udhëtojë për në Hagë, ndërsa diçka konkrete sa i përket dorëheqjes do të ketë në muajin shtator. Organet partiake si duket janë të papërgatitura për këtë situatë, dhe për të caktuar një pasues të tij në pozitën e kryetarit të partisë. Në BDI është dëshmuar se figura e Ali Ahmetit është unifikuese dhe ka shuar çdo tentim për përçarje.

Nga burime jozyrtare përflitet edhe emri i Artan Grubit që mund të jetë u.d. kryetar i BDI-së deri në kongresin e ardhshëm partiak. Grubi vjen nga pozita e zv/kryeministrit të parë të shtetit, që në këtë rast është pozita më e lartë që mban një shqiptar në Maqedoni të Veriut./ GazetaExpress

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com