• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

U themelua në vitin 1994/ Si lindi lëvizja e talebanëve?

by Java News
14/08/2021 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani pas 20 vitesh luftë, mund të ketë një ndikim të pashlyeshëm në mënyrën se si do të shihet Amerika në arenën ndërkombëtare. Për më tepër, ekspertët vërejnë se ndërsa talebanët përparojnë në marrjen e pushtetit, tërheqja e papritur diplomatike amerikane nga Kabuli dërgon një sinjal të pagabueshëm, jo ai që do të dëshironte të dërgonte Uashingtoni.

Ndërkaq, nga Afganistani ka patur zhvendosje masive të civilëve të pambrojtur që përpiqen t’u shpëtojnë luftimeve. Këmbanat e alarmit mbi rrezikun e një krize humanitare, sa vijnë dhe shtohen. Por si lindi lëvizja e talebanëve? Ajo u themelua në Afganistanin jugor nga Mulla Mohammad Omar, një anëtar i fisit Pashtun, i cili u bë komandant muxhahedin që ndihmoi në largimin e sovjetikëve nga vendi në vitin 1989. Mullah Omar formoi grupin në Kandahar me rreth 50 ndjekës në vitin 1994, me synimin për të sfiduar paqëndrueshmërinë, korrupsionin dhe krimin që konsumoi Afganistanin gjatë luftës civile të epokës post-sovjetike.

Pasi morën me shpejtësi Kandahar -in dhe kryeqytetin, Kabul, në vitin 1996, ndërsa afganët ishin të pakënaqur me pasigurinë e vendit, Talebanët vendosën rregulla të rrepta islame që ndaluan televizionin dhe muzikën, i ndaluan vajzat të shkonin në shkollë dhe i detyruan gratë të mbanin mbulesa të quajtura burka. Ekstremistët i siguruan Osama Bin Ladenit mbrojtje, ndërsa ai planifikoi sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Kur talebanët refuzuan kërkesat e Shteteve të Bashkuara për të dorëzuar bin Ladenin, forcat amerikane pushtuan Afganistanin dhe rrëzuan shpejt qeverinë e Mullah Omar, i cili bashkë me udhëheqës të tjerë talebanë gjetën një vend të sigurt në Pakistanin fqinj, ndërsa filluan një fushatë kryengritëse për të rimarrë pushtetin në Afganistan. Në shkurt të vitit 2020, SHBA-të dhe talebanët nënshkruan një marrëveshje historike që përcaktoi një afat 14-mujor që Amerika të tërhiqte të gjitha forcat e saj nga Afganistani. Ndërkohë, bisedimet midis talebanëve dhe qeverisë afgane që kishin për qëllim përfundimin e luftës janë ende pa rezultat.

Next Post
Në këtë ditë, më 14 gusht, u botua libri i parë me ngjyra nga “Gutenberg” dhe vdiqën Brecht, Ferrari dhe Milosz

Në këtë ditë, më 14 gusht, u botua libri i parë me ngjyra nga “Gutenberg” dhe vdiqën Brecht, Ferrari dhe Milosz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In