• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“U themelua në 1980 dhe që atëherë…”/ Analiza e DW: Kush është Hamasi dhe nga i merr raketat që lëshon drejt Izraelit?

by Java News
17/05/2021 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush e mbështet Hamasin dhe prej ku i marrin raketat? Kundërshtari i Organizatës për Çlirimin e Palestinës po lufton me sasi të mëdha raketash Izraelin.

“Radikal islamik” – kjo fjalë kyçe përdoret rregullisht në disa media gjermane në lidhje me Hamasin. Gjatë përshkallëzimit të fundit, atribuimi ka ndryshuar: tani flitet më shumë për një organizatë terroriste islamike. Shumica e shteteve perëndimore bëjnë gjithashtu një vlerësim të ngjashëm. Përjashtime janë Norvegjia dhe Zvicra, të cilat, duke iu referuar neutralitetit të tyre, mbajnë kontakte edhe me Hamasin – i cili në fund të fundit është edhe politikisht në pushtet në Rripin e Gazës që nga viti 2007. Vendet e tjera shkojnë edhe më tej në mbështetjen e tyre.

Si arriti Hamasi atje ku është sot?

Hamasi u themelua në gjysmën e dytë të viteve 1980 dhe ishte që atëherë në opozitë me OÇP, Organizatën për Çlirimin e Palestinës të Jaser Arafatit. E diskutueshme është nëse në fillimet e tij Hamasi u mbështet edhe me para nga qeveria izraelite si një kundërpeshë  – një skenar që të gjitha palët e refuzojnë sot me forcë. Ndryshe nga OÇP-ja, Hamasi i mohon Izraelit të drejtën për të ekzistuar; emblema e Hamasit tregon Kupolën e Shkëmbit në Jeruzalem dhe, midis flamujve palestinezë, skicën e një shteti të pandarë palestinez, i cili përfshin edhe territorin e shtetit izraelit.

Arafati bëri paqe me Izraelin në 1993 si pjesë e Procesit të Oslos, duke i dhënë fund kështu Intifadës së Parë – por Hamasi nuk e njohu këtë dhe vazhdoi të kryente sulme në territorin izraelit. Në vitin 2006, Hamasi fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet në Rripin e Gazës, të cilat u konsoliduan një vit më vonë me një veprim të ngjashëm me grusht shteti. Që nga ajo kohë, territoret palestineze janë ndarë jo vetëm gjeografikisht por edhe politikisht: partia e moderuar Fatah nën Mahmoud Abbas sundon në Bregun Perëndimor.

Në Gaza, Hamasi i vazhdoi sulmet e tij “vetëmbrojtëse” ndaj Izraelit dhe ka patur tre shkëmbime me ushtrinë Izraelite: 2008/09, 2012 dhe 2014.

Kush e mbështet Hamasin?

Rripi i Gazës është një nga zonat më të populluara në botë. Ai dhe është mjaft i izoluar ekonomikisht me kufij të fortifikuar me Izraelin dhe Egjiptin në jug dhe lindje dhe Detin Mesdhe në perëndim. Pjesë të mëdha të popullsisë jetojnë në varfëri të madhe dhe varen nga ndihma humanitare – e cila, megjithatë, kohët e fundit është pakësuar rëndë nën presionin e Presidentit të mëparshëm të SHBA, Donald Trump. Hamas vazhdon të gërmojë tunele kontrabandë për transportin e armëve, veçanërisht në drejtim të Egjiptit, megjithatë qeveria e atjeshme nuk ka interes ta lejojë këtë.

Një nga donatorët dhe aleatët më të rëndësishëm të Hamasit është Katari: në vitin 2012, Emiri ishte kreu i parë i shtetit që vizitoi udhëheqjen e Hamasit në Gaza. Shteti i vogël i Gjirit deri tani ka transferuar më shumë se 1.5 miliardë euro. Sidoqoftë, Izraeli shpreson që Katari t’i bashkohet “Marrëveshjes Abraham” të iniciuar nga Trumpi dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, si disa shtete të tjera arabe.

Një aleat tjetër i rëndësishëm i Hamasit është Turqia: menjëherë para sulmeve të fundit me raketa nga Hamasi, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i premtoi në një bisedë udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, se do ta mbështesë.

Nga vijnë raketat?

Zjarri me raketa, të cilat Hamasët i drejtojnë që prej së hënës drejt Izraelit i kapërcen kulmet e deritashme të përshkallëzimit duke u nisur edhe vetëm nga shifrat: të martën, Hamasi njoftoi se kishte goditur me 130 raketa brenda pak minutash – numër me të cilin që sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite “Iron Dome” (“Kupola e Hekurt”) e kishte të vështirë t’i përballonte. Që nga e premtja, ushtria izraelite numëroi më shumë se 1.800 predha të hedhura nga Gaza. Kjo në një kohë kur çdo raketë mbrojtëse e “Kupolës së Hekurt” është shumë më e shkathët, precize dhe sigurisht më e shtrenjtë se ajo e sulmuesit.

Për një kohë të gjatë u përdorën në veçanti raketa nga Irani. Analisti Fabian Hinz, i cili është specializuar për raketat në Lindjen e Mesme, i tha transmetuesit publik gjerman ZDF: “Dihej që grupe të ndryshme e kanë zgjeruar masivisht arsenalin e tyre të raketave dhe se numri i raketave në dispozicion të tyre është në mijëra, konfirmuar disa herë nga burime izraelite “. Kështu Jerusalem Post citoi këtë javë burime të inteligjencës, që deklaruan se  madhësia e arsenalit të Hamasit përbëhet nga 5000-6000 raketa. Kësaj i shtohen deri 8000 raketa të tjera në pronësi të grupit Xhihadi Islamik, që bashkëpunon pjesërisht me Hamasin.

Sipas Hinzit, raketat iraniane ishin kontrabanduar prej kohësh përmes Sudanit dhe më në fund nga ana egjiptiane në Rripin e Gazës – por kjo nuk ka qenë aq e lehtë që kur diktatori sudanez Omar al-Bashir u largua nga pushteti në vitin 2019. Ndërkohë, megjithatë, Hamasi thuhet se shumicën e raketave të tij i prodhon në vend, në Rripin e Gazës – pjesërisht me ndihmë të huaj. /DW

Next Post
“Sot është një ditë e adhurueshme”/ Rama e nis ditën me një VIDEO nga  ‘Bulevardi i Ri’ dhe uron javë të mbarë

"Sot është një ditë e adhurueshme"/ Rama e nis ditën me një VIDEO nga ‘Bulevardi i Ri’ dhe uron javë të mbarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In