Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër Ramiz Cobaj është tërhequr nga gara e kandidatit si deputet në listat e PD.
Vendimin ai e beri me dije nje dite me pare, teksa sot, ne mbledhjen e kryesise së PD ne Shkoder, Cobaj tha qe percjell respekt “per te gjithe kryesine dhe anetaret e saj, i uroj suksese kandidateve dhe PD. Fitorja do te nise nga Shkodra”.
“Ne liste jam i 8-ti pa me pyetur, ndaj dhashe doreheqjen. Une kam refuzuar qe te plotesoj dokumentacionin, sepse eshte fyerje qe kreu i PD te renditet i 8 ne liste.
PD Shkoder ka dhene kontributin e saj ne protesten e 18 shkurtit, per 90 dite Shkodra e mbajti gjalle cadren. Ne vitin 2009 u rendita i 8, ne vitin 2013 u rendita i 9, ndersa ne keto zgjedhje po i 8. Duhet t’i leme inatet, merite me njeri tjetrin, qellimi jone eshte te zhdukim nga skena politike Edi Ramen”, tha ai./a.ç











