Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e dy vëllezërve, Gruda në Fshat të Ri në Shkodër.
Nga informacionet e para, bëhet me dije se konflikti ka nisur për shkaqe pronësie, pasi autori i plagosjes, Xhevahir Fikaj i ka blerë një tokë një personi dhe pretendon se e ka me dokumente.
Ndërkohë vëllezërit Ilir dhe Lad Gruda pretendojnë se kjo tokë është e tyre dhe jo e personit që ia ka shitur Fikajt.
Për këtë arsye janë takuar për t’u sqaruar, por takimi ka rezultuar në konflikt e më pas në plagosje me sende të forta dhe pistoletë ku janë plagosur vëllezërit Lad dhe Ilir Gruda.
g.kosovari











