Në përfundim të forumit për trafikimin e qenieve njerëzore ku u takua me ambasadoren Yuri Kim presidenti Ilir Meta u pyet se cili bëri hapin e parë për shtrëngimin e duarve duke i dhënë fund përplasjeve që kanë pasur për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas presidentit nuk ka asnjë problem mes tyre.
“Nuk shikoj asnjë problem në këtë drejtim përveç forcimit të mëtejshëm, bashkëpunimit kundër trafikut të qenieve njerëzore që është një problem tepër serioz dhe që vendi ynë e përjeton shumë për shkak të numrit të largimit të qytetarëve tanë, sidomos të rinjve për fat të keq të fëmijëve, të pashoqëruar nga prondërit. Është një pasojë e madhe për të gjithë shoqërinë tonë sepse shkatërron fëmijë, familje, por njëkohësisht edhe shteron shumë prej energjive më të mira të këtij vendi për zhvillim. Lufta kundër trafiqeve duhet të jetë prioritet për ne, për qeverinë. Ne e dimë që trafikimi është një krim ndërkombëtar”, tha Meta.
/e.d