• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U surprizova nga mikpritja juaj”, gazetari afgan i strehuar në Shqipëri rrëfen historinë e tij

by
01/09/2021 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu sikurse ishte bërë e ditur nga autoritetet shqiptare, pjesa më e madhe e afganëve që kanë mbërritur në Shqipëri janë pedagogë, gazetarë dhe punonjës organizatash. Ne takuam Wahabin (Uahab), një 34-vjeçar i cili është gazetar e pedagog dhe foli se si ndihet në vendin tonë.

Wahab: Është dita e katërt që jam këtu në Shqipëri dhe kam ardhur me bashkëshorten e 3 fëmijët e mi. Kur erdha këtu çdo gjë ishte përtej pritshmërive të mia, pasi nuk e dija që shqiptarët janë kaq mikpritës në një nivel tepër të lartë. Ne kemi ardhur me kilometra të tëra nga Afganistani i largët, por këtu në Shqipëri shoh fytyra të qeshura që janë shumë miqësore. Po ashtu edhe autoritetet shqiptare na kanë krijuar kushtet e duhura këtu në Qytetin Studenti.

34-vjeçari afgan na tregoi se kishte dëgjuar dhe më parë për Shqipërinë.

Wahab: Unë jam asistent profesor në shkollën e komunikimit, kështu që kam qenë në kontakt me historinë e shteteve të tjera dhe jam në koherencë me gjithçka, por mbi të gjitha jam gazetar si ju dhe duhet të jem i informuar. Prandaj kisha dëgjuar dhe më parë për Shqipërinë, por jam tepër i surprizuar me mikpritjen këtu.

Gazetari afgan tregoi dhe ndjesitë e tij teksa u largua nga vendi i tij i lindjes, duke lënë pas shumë të afërm dhe kujtime.

Wahab: Kur je rritur në një vend, ke memorizuar çdo rrugë apo çdo pikë të tij, ushqimi, njerëzit apo çdo gjë tjetër, në të tilla raste të mungon çdo gjë. Nuk është e lehtë të lësh gjithçka në vendin tënd të lindjes dhe të marrësh një çantë shpine e të vish në një vend tjetër europian, që ka shumë ndryshime me kulturën dhe traditën tonë”. Ndihem shumë mirë këtu në Shqipëri për gjithçka, por vecanërisht për njerëzit dhe klimën këtu, më pëlqen gjithçka.

Gazetari Gjatë këtyre ditëve që keni mbërritur në Shqipëri a keni vizituar ndonjë zonë tjetër përveç Qytetit Studenti në Tiranë?

Wahab: Kur erdhëm këtu na thanë që duhet të bëjmë testin PCR për COVID-19 dhe nuk na lejohej të dilnim. Por tani pasi kam kryer testin me familjen dhe dolëm negativë, jam i lirë të shëtis. Kam qenë në kafe, në qendra tregtare dhe supermarket, kam takuar dhe miq të mitë. Po ashtu kam krijuar miqësi me shqiptarë. Dita-ditës po filloj të ndihem si në shtëpinë time këtu në vendin tuaj.Tani është momenti që po na mikprisni ju ne, por ndoshta në të ardhmen gjeneratat e tjera të afganëve mund t’iu presin ju. Faleminderit për gjithçka që po bëni për ne.

Pjesa më e madhe e 6 kontigjentëve të afganëve që kanë mbërritur në vendin tonë po qëndrojnë në godinat 11 dhe 12 të Qytetit Studenti.

/b.h

Next Post
FOTO/ Protestuesja në Londër marshon nudo: Shumë njerëz më uruan për këtë…

FOTO/ Protestuesja në Londër marshon nudo: Shumë njerëz më uruan për këtë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In