Giorgio Napolitano, një ish-komunist dhe president i Italisë nga vitet 2006-2015, ka vdekur në Romë të premten në moshën 98-vjeçare.
Napolitano ishte presidenti më jetëgjatë në Italinë moderne. Ai ndihmoi në rimëkëmbjen e Italisë në krizën e borxhit sovran të BE-së.
Ish-presidenti ka vdekur në një klinikë në Romë, raporton ANSA.
Zyra e kryeministres Giorgio Meloni shprehu ngushëllimet e qeverisë italiane për familjen e Napolitanos.
Napolitano është i vetmi person që u rizgjodh në postin e presidentit.
I lindur në Napoli në vitin 1925, Napolitano e filloi karrierën e tij politike duke iu bashkuar Partisë Komuniste Italiane në vitin 1945.
Ai u zgjodh për herë të parë në Dhomën e Deputetëve të Italisë në vitin 1953 dhe mbeti i pamposhtur në çdo fushatë rizgjedhjeje që nga ajo kohë deri në vitin 1996./m.j