• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U shpërfytyrua nga shqiptarët me acid, sot avokatja frymëzim për politikën italiane

by A R
28/02/2018 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy shqiptarë arritën ti ndryshonin komplet jetën një avokateje në Itali, pas nje sulmi te tmerrshem me acid.

E reja arriti që t’i mbijetonte sulmit qe ishte porositur nga ish-i fejuari i saj, Lucia Annibali.

Avokatja Annibali arriti të gjente forcën për t’u rimëkëmbur, pasi për pak sa nuk humbi shikimin dhe u desh që t’i nënshtrohej disa ndërhyrjeve për rindërtimin e fytyrës. Tashmë ajo pritet që të garojë në zgjedhjet e 4 Marsit, për Partinë Demokratike italiane në qytetin e Parmës.

Pushtetin e saj tani ajo po e përdor si një simbol në betejën kundër dhunës ndaj grave në parlamentin italian.

“Pas sulmit, mendova sesi mund të rikthehesha sërish në formën më të mirë. M’u desh të gjeja mënyrën më të mirë për të shfrytëzuar profesionin tim si avokate dhe kuptova se politika mund të ishte mënyra më e mirë”.

Pikërisht në Parma, Annibali iu nënshtrua të paktën 20 operacioneve për të rindërtuar fytyrën dhe u bë qytetare nderi në 2015-n.

Jeta e avokates ndryshoi përgjithmonë më 6 Prill të 2013-s, kur duke u kthyer nga puna për në shtëpi, në Pesaro, një person i mbuluar me kapuç i doli para e hodhi acid, duke i djegur 66 përqind të fytyrës, duke e shpërfytyruar rëndë dhe duke i rrezikuar shikimin.

“Fytyra ima po ziente për së gjalli, ulërita kaq shumë. Mund të ndjeja flluska që ishin ngritur në mollëzat e mia”, rrëfen avokatja, teksa kujton momentin e tmerrshëm.

Pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Parma dhe gjendja e saj u stabilizua, Annibali tha se pas këtij sulmi qëndronte ish-i fejuari Luca Varani.

Ky i fundit, gjithashtu avokat, u dënua në 2016-n me 20 vjet burg. Ai kishte paguar dy shqiptarë, të moshës 31 dhe 28 vjeç, për të kryer sulmin me acid.

“Kjo ngjarje më ndryshoi jetën përgjithmonë. Kur rifitova shikimin dhe mësova të ha sërish vetë, të gjitha këto beteja më bënë të rivlerësoja sërish jetën“, shprehet sot Annibali.

Next Post
Sasia rekord, kapen 613 kg kokainë në portin e Durrësit, droga vinte nga Kolumbia

Sasia rekord, kapen 613 kg kokainë në portin e Durrësit, droga vinte nga Kolumbia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

March 16, 2026
Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

March 16, 2026
Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

March 16, 2026
Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

March 16, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

March 16, 2026
Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

March 16, 2026
Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In