• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U shpall ‘non-grata; nga shteti grek, rrëfimi i gazetarit Artan Hoxha! Zbulon çfarë ndodhi në kufi: Më kërkuan gjurmët e gishtave dhe…

by Os De
25/11/2025 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e News24, ka treguar për herë të parë detaje nga ndalimi i tij në pikën kufitare me Greqinë dhe shpalljen non-grata, dy ditë më parë. Sipas tij, autoritetet greke nuk i dhanë asnjë arsye zyrtare për vendimin dhe e trajtuan me procedura që, siç tha, aplikohen zakonisht ndaj personave me probleme penale. 

Hoxha u shpreh se gjithçka nisi pa paralajmërim: “Kur po kaloja kufirin, më ndaluan në vijën e parë. Pasi kontrolluan pasaportën time në sistem, më thanë se kishte një problem. Më folën shqip, ndërsa unë iu drejtova greqisht në fillim. Nuk ma kthyen pasaportën dhe më dërguan në vijën e dytë, në zonën ku ndodhet stacioni policor.” 

“Oficeri më kërkoi të lija gjurmët e gishtave dhe retinën e syrit. I thashë që nuk jam kriminel dhe nuk kam asnjë çështje penale në Greqi që të më merren gjurmët. Ai më tha se ishte procedurë e detyrueshme nëse doja të merrja pasaportën time,” shpjegoi Hoxha. 

Pas procedurave, nisi marrja në pyetje. Gazetari tregon se u habit kur oficeri grek e pyeti lidhur me qëndrimet e tij ndaj Greqisë. “Më tha pse ke patur këtë qëndrim ndaj Greqisë. U shtanga. I thashë se nuk di të kem fobi ndaj Greqisë. Madje kam qenë aktiv gjatë fushatës së vitit të kaluar për zgjedhjet e Parlamentit Europian,” rrëfeu ai. 

Hoxha theksoi se bindja e tij është se shpallja non-grata lidhet me qëndrimet e tij për çështjen e Fredi Belerit. “Kur Beleri u bë pjesë e politikës së brendshme greke dhe shpalli kandidaturën, mediat opozitare greke kishin materialet e tyre ndaj tij, madje më furnizuan edhe mua. Mesa duket ky ekspozim i së kaluarës së tij krijoi probleme, duke treguar edhe rolin e drejtësisë greke që ka ndihmuar kriminelë t’i shpëtojnë ekstradimit në Shqipëri,” tha Hoxha. 

Next Post
Ish-Presidenti Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa shqyrtohet të premten nga gjyqtarja Irena Gjoka

Ilir Meta kërkon të pyetet nga SPAK si person në dijeni për 21 Janarin. Thërret avokatin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

February 15, 2026
Tri kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë, zbardhet biseda e Kurtit me 4 senatorë amerikanë

Tri kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë, zbardhet biseda e Kurtit me 4 senatorë amerikanë

February 15, 2026
Vuçiqi dhe vampirët e Muçibabës

Vuçiqi dhe vampirët e Muçibabës

February 15, 2026
Grabitje të armatosura në dyqane luksoze, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar! Në folenë e pistoletës iu gjet një fishek floriri

Grabitje të armatosura në dyqane luksoze, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar! Në folenë e pistoletës iu gjet një fishek floriri

February 15, 2026
Raund i ri bisedimesh në Gjenevë mes SHBA dhe Iranit, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë

Raund i ri bisedimesh në Gjenevë mes SHBA dhe Iranit, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë

February 15, 2026
Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

February 15, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

February 15, 2026
Xhetan Ndregjoni: 12 vite në kërkim të mbesës, çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi

Xhetan Ndregjoni: 12 vite në kërkim të mbesës, çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi

February 15, 2026
Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In