• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA e shpall ‘non grata’, reagon Tom Doshi: Akuzat s’qëndrojnë! S’kam asgjë të paligjshme!

by Java News
16/04/2018 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij. Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur. nuk lejohen të hyjnë në Amerikë./VOA

Reagimi i Doshit

Por Tom Doshi ka reaguar pas njoftimit se SHBA i ndaloi atij dhe familjes hyrjen në territorin amerikan. Doshi mohon akuzat në adresë të tij për korrupsion madhor siç njoftonte DASH, ndërsa shton se është i hapur të hetohet.

“Fëmijet e mi janë nënshtetas australianë s’kanë nevojë as për vizë amerikane, as kanë qenë asnjëheërë në Amerikë, as gruaja ime as fëmijët e mi. E gjithë kjo punë është a e merr vizën apo se merr. E dyta kam aplikuar në Ambasadë në kohën që kam qenë në hetim, nuk më është thënë që të refuzohet, merr një letër nga Prokuroria me kane thene. Dihej që isha në hetim. Nuk më është refuzuar me shkrim, apo me vulë.

Unë jam opozitar, s’kam firmosur ndonjëherë, 13 vjet që kam deputet s’kam qenë ndonjëherë në pushtet. Me bo korrupsion duhesh me qenë ministër e kryeministër, s’jam marrë asnjëherë me tendera, jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri me kompanitë që kam. Kjo është puna e atyre që janë marrë me këtë cështje, unë shpirtërisht jam i pastër, kam pasur një shtet kundër, jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, as e kam ndërmend të merrem me këtë punë, e ndiej veten të pastër, se ndiej veten si Llalla që merret me korrupsion, pasi të më bëhet zyrtare kam të drejtën time me kërkuar pse.

CNN akuzon Trumpin prej 2 vjetësh që ka blerë zgjedhjet e ai vazhdon të drejtojë si president. Pse e bëni kaq të madhe ju.

Pse mendoni se ju refuzuan vetëm ju?

“Mos bëni pyetje budalliqe, jam njeriu më i votuar në Shqipëri. Unë s’kam bërë korrupsion, jam në rregull. Mos u shqetësoni për këtë punë. Por për Llallën ka ndonjë lajm? Është e vërtetë apo jo?”, e mbyll ai telefonatën duke përmendur me ironi ish-kryeprokurorin Llalla.

ma.me

 

Next Post
Veliaj takon Presidentin e rajonit të Venetos, kush është politikani popullor italian që i shpëtoi jetën një shqiptari

Veliaj takon Presidentin e rajonit të Venetos, kush është politikani popullor italian që i shpëtoi jetën një shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In