Policia e Elbasanit ka prangosur sot dy të rinj pasi kanë dhunuar një efektiv të policisë rrugore gjatë momenteve kur ata po shoqëroheshin në komisariatin e policisë.
Siç raporton policia e këtij qyteti, Ymer Starja, 22-vjeç dhe Kristaq Bardhi, 23-vjeç kanë kundërshtuar punonjësit e Patrullës së Përgjithshme si dhe gjatë shoqërimit në Komisariat dyshohen të kenë goditur punonjësin e policisë.