Ish-gjykatësi i lartë, Admir Thanza është thirrur në prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje.
Gjyqtari Admir Thanza, i shkarkuar nga komisioni i vettingu, akuzohet për deklarim të rremë.
Mësohet se Thanza do të pyetet për deklarimin e rremë në formularin e dekriminalizimit.
Thanza ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.
Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtarinuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale.
Për rastin në fjalë, gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë.
Javanews.al/a.ç