• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘U shërben qarqeve serbe, ka punuar gjithmonë kundër Kosovës’/ Klosi akuza Berishës: Kam të dhëna të sigurta se ka takuar Millosheviçin

by Java News
09/11/2020 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti i Dick Marty për “Shtëpinë e Verdhë” ka shkaktuar përplasje dhe debate në politikën shqiptare dhe jo vetëm. Falë këtij raporti Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur akuzë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa faktet tregojnë se qeveria e Sali Berishës ka votuar pro raportit të Dick Marty-nit në vitin 2011. Por për të dhënë më shumë detaje rreth kësaj çështje gazeta foli dje me ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ai u shërben qarqeve serbe dhe se sipas tij, ka punuar gjithmonë kundër Kosovës.

“Unë nuk e di se përse duhet që Shqipëria të votonte pro raportet e Dick Marty-t për UÇK-në! Por nëse supozojmë se këto që thotë Edi janë të vërteta, që ish-kryeministri Sali Berisha, pra përfaqësuesi i tij e votuan raportin e Dick Marty-t për UÇK-në pro, ky është një skandal dhe ka të drejtë kryeministri. Por mos u çudisni, pasi këto tanimë janë edhe të dokumentuara nga mediat Sali Berisha ka qenë kundër Kosovës”, deklaroi ai.

Takimet me Millosheviçin

Por përveçse faktit që ish-kryeministri Sali Berisha ka punuar kundër Kosovës, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi në reagimin e tij ka zbuluar edhe detaje të tjera. Klosi ka hedhur akuza të forta në adresë të Berishës, për të citin theksoi se ai është takuar me Millosheviçin.

“Berisha ka qenë kundër nënshkrimit që bënë kosovarët në Rambuje. Kjo bindje është pasi ai ka dalë hapur kundër Rambujesë dhe dihet që Saliu ka pasur lidhje me Millosheviçin. Unë e kam thënë dhe po e ripërsëris me siguri të plotë që Saliu dhe njerëzit e tij të afërt kanë takuar Millosheviçin drejtpërdrejt dhe ndërkohë Berisha ka penguar luftën e Kosovës me të gjitha mjetet që kishte në dorë. Se asokohe pa pikë turpi Berisha ka thënë e thyem embargon që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe t’i furnizonim me naftë. Saliu ka qenë kundër Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej zoti Klosi u shpreh se ish-kryeministri Berisha po përfiton nga situata, sikundër është fakti që është rreshtuar në mbështetje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke i dalë në mbrojtje këtij të fundit.

“Sa i takon qëndrimit të fundit të Sali Berishës që i del në mbrojtje Hashim Thaçit është pozitive. Por këto janë problemet e Berishës që përpiqet të përshtatet me situatën”, tha ai.

Basha ka dijeni për raportin e Dick Marty-n

Duke komentuar akuzat e kryeministrit Edi Rama në adresë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ky i fundit ka dijeni për përgatitjen e dosjes së Shtëpisë së Verdhë, bashkë me një mjek peruan, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi u shpreh se qëndrojnë, për sa kohë që shefi i selisë blu ka punuar me personat që hartuan raportin.

“Sa i takon akuzave të Edit për Lulin se ky i fundit ka qenë pjesë e UNMIK dhe ka marrë pjesë në hartimin e raportit të Dick Martyn, unë e kam dëgjuar këtë fakt dhe kjo ka dalë edhe në media. Kështu që do apo nuk do Luli, por e vërteta është se ai ka punuar në ekipet që kanë marrë pjesë në hetimin e bërë në Kosovë. Dhe sigurisht meqenëse ka punuar për ta, Basha është pjesë e atyre që kanë kontribuar në atë raport të Dick Martyt, që ka nxirë UÇK dhe krerët e saj. Kjo është e gjitha”, nënvizoi ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.

g.kosovari

Next Post
Horoskop/ 4 shenja që e kanë problem martesën

Horoskopi 9 Nëntor 202/ Ja parashikimi i yjeve për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In