Një person ka humbur jetën në Vlorë, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure në shkallët e Kuzum Baba-së.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa po punohet për identifikimin e personit që ndërroi jetë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 16.08.2022, rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/e.d