Shkodër – Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi është rrëzuar aksidentalisht nga çatia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Grudë e Re.
Policia bën me dije se shtetasi Kujtim Gjonpalaj, është transportuar në spital nga familjarët, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.











