• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U quajt ‘trafikanti idiot shqiptar’, flet 24-vjeçari që e arrestuan pasi doli me paratë në foto

by A R
09/02/2021 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat britanike e konsideruan “trafikanti idiot shqiptar”, pasi 24-vjeçari doli në foto me paratë dhe u arrestua lidhur me dyshimet që krijoi për aktivitet të paligjshëm, pas shfaqjes në rrjetet sociale.

Shqiptari është arrestuar në Britani të Madhe pasi kishte postuar në mediat sociale fotografi ku vetë pozonte para një shume prej 250 mijë stërlina.

Olsi Beheluli ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar se si qëndron e vërteta e fotos që bëri bujë në mediat britanike.

Olsi është arrestuar nga policia britanike në vitin 2014. Por ndryshe nga çfarë shkruajnë mediat, ai thotë se nuk ka qenë ajo foto arsyeja e arrestimit.

“E vërteta është që nuk e kam postuar unë atë foton, nuk e kisha idenë që ajo foto është bërë me telefonin tim. Ajo foto nuk tregonte as datë, asgjë. Foto është bërë dy vite para se unë të arrestohesha. Po ta kisha hedhur unë online, do isha kapur me kohë. Nuk ka qenë kjo arsyeja e arrestimit tim. Kur më kanë arrestuar mua, ato nuk e dinin as emrin dhe asgjë për mua. Foto ka dalë pasi kam hyrë në burg. Kjo foto thonë që është hedhur në “Tëitter”, unë s’kam pasur ndonjëherë “Tëitter”. Unë vetëm “Facebook” kam pasur. E kisha harruar që ajo foto është postuar nga unë”, tha ai.

Beheluli u shpreh se ka dalë nga burgu prillin e vitit të kaluar dhe thotë se paratë në foto asnjëherë nuk janë verifikuar si të pista. “Ato paratë ishin të pastra, i përkisnin dikujt që është njeriu im”, tha ai.

I pyetur nëse do të dëbohet nga Anglia, Beheluli tha se nuk është e vërtetë. “Unë do kthehem në Shqipëri për pushime. Kam 21 vite në Angli dhe kam bërë shkollim këtu”, përfundoi ai.

/a.r

Next Post
Pesë oferta për të ndërtuar parkun me energji diellore në Spitallë

Pesë oferta për të ndërtuar parkun me energji diellore në Spitallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In