Zbulohet identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në rrethana ende të paqarta mbrëmjen e së hënës në qytetin Krefeld të Gjermanisë.
Mësohet se viktima është Mario Muka, 42-vjeç, i cili u qëllua 3 herë me armë zjarri në kokë nga një person ende i paidentifikuar. Ky i fundit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
“Pati një të shtënë në Garnstrasse. Një person ka vdekur”, tha një zëdhënës i policisë me kërkesë të agjencisë gjermane të shtypit.
Po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe gjetjen e autorit.
/s.f