• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U qëllua me 11 thika dhe nga 2010 është në koma, Stresi flet për Denis Dollapin: ‘Nuk ka lidhje as me mua e as me Noizy-n. Ja e vërteta’?

by A R
18/08/2022 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej vitesh dy grupet kundërshtare OTR që drejtohej nga Noizy dhe TBA që ishte nën drejtimin e Stresit, i kishin kthyer rrugët e kryeqytetit në sheshbetejë mes tyre. Siç u shprehen dhe vetë ata, sherrin e parë mes grupeve e kishin pasur pikërisht aty ku u zhvillua koncerti i Noizy-t, në sheshin “Nënë Tereza”, ku u demonstrua edhe njëherë pajtimi mes dy reperve të njohur.

Rasti më fatal i përplasjes mes grupeve ishte ai 28 prill 2010 pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, ku u masakrua me 11 thika në trup, Denis Dollapi. I riu edhe sot pas 12 vitesh dergjet në koma.

Pas deklaratave të bëra dhe nga Noizy, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Stresi i cili duke folur për Iconstyle ka treguar dhe arsyen e vërtetë përse Denisi sot dergjet në koma.

“Denisi ka qenë shumë djalë i mirë. Ka një familje të përkryer, mirëpo ka qenë edhe adoleshent, shumë i ri. Ai nuk është plagosur as për mua, as për Noizy-n. Ai është plagosur për kushëririn e tij, një djalë që këndonte atëherë për Unikkatil-in, i quajtur DMC.”- tha Stresi në hyrje të kësaj interviste.

Si nisi konflikti?

“Historia ka nisur para 13 vitesh, kur u formuan grupet e para të hip hop-it. Denisi nuk i linte rehat atë kohë grupet rivale. Shkonte i gjuante nëpër lagje. Një ditë, Denisi goditi me thikë një djalë, në sy të nënës së këtij të fundit. Ata mbështesnin grupin e Noizy-t, nuk ishin në lidhje të drejtpërdrejtë me Noizy-n.

Kur Denisi e goditi me thikë djalin në sy të nënës, grupi kundërshtar i mori hak. Një grup prej 7-8 vetash e rrethuan Denisin dhe i gjuajtën me thikë barbarisht. Fatkeqësisht, nga lëndimet e shumta dhe humbja e gjakut Denisi ngeli në koma. Nuk është Denisi i vetmi që është zënë, por është ai që e ka pësuar më keq dhe familja e tij.- u shpreh Stresi”

Nga kush nisi konflikti?

“Denisi është sot në koma prej kushëririt të vet, anëtar i një grupi “TBA”, quhet DMC. Ai është shkaktari që ka nisur revolta atëherë. Ai sot jeton në Zvicër shumë i lumtur, ndërsa kushëriri i vet dergjet në koma prej 13 vitesh. Kjo është e vërteta e gjithë të vërtetave.”– zbuloi reperi.

E kanë vizituar Denisin?

“Ne kemi qenë në fillimet tona, kemi shkuar tek spitali se na ka ardhur keq dhe na ka penalizuar kjo punë, pa pasur faj as unë, as Noizy. Familja e tij ka bërë çmos për Denisin. Familja e tij dhe kushërinjtë janë në gjendje shumë të mirë dhe nuk e kanë lënë kurrë për asnjë lloj shume monetare, por nuk ka pasur shërim djali sot e kësaj dite. Ka qenë e pamundur për ta kthyer Denisin në këmbët e veta.

Padyshim që neve na ka ardhur keq ndër vite dhe sa herë që kujtohet na vjen shumë keq, por asnjëherë nuk duhet të hedhin njerëzit baltë, apo gazetarët, apo mediat tek unë dhe Rigelsi. Nuk duhet t’i nxisim prapë këto gjëra. Përqafimi që bëmë ne në “Alpha Show” ishte shembulli më i mirë për të rinjtë shqiptarë dhe për reperat sidomos, e për ata që janë me probleme.”

Ndihma monetare për familjen e Denisit?

“Sa për ta ndihmuar Denisin, jemi gati të hapim fonde që Shqiptarët ta ndihmojnë. Ajo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë për Denisin. Por kurrën e kurrës, familjarisht flas në emrin tim dhe dy prindërve të mi, flas edhe në emër të ngjarjes dhe jam dëshmitar i ngjarjes, mund të pyesim edhe të gjithë njerëzit që kanë qenë në dijeni atë kohë, që Denisit nuk i ka ardhur as nga fansat e Stresit, as nga fansat e Noizy-t. Ky është një fakt.”- përfundoi ai.

/a.r

Next Post
Rrëfehet shqiptarja në Selanik: Iu sula tjetrës se po më merrte burrin dhe fëmijët

Rrëfehet shqiptarja në Selanik: Iu sula tjetrës se po më merrte burrin dhe fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In