Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do të votojë Niko Peleshin si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë.
Në një prononcim për mediat para nisjes së seancës së parë të legjislaturës së re, Berisha deklaroi se emri i propozuar nga kryeministri Rama në Asamblenë e PS, nuk konsiderohet i pranueshëm për opozitën.
Sali Berisha: Nuk do ta votojmë, nëse do të votosh Peleshin është njëlloj si të votosh bandën e tij në Korçë.











