• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U propozua nga Këshilli Bashkiak, Qeveria firmos shkarkimin e Erion Veliajt

by A R
25/09/2025 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës. Vendimi u mor sot në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Mbledhja erdhi një ditë pasi Prefekti i Tiranës i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak. Sipas ligjit, është qeveria që merr vendimin përfundimtar në këtë proces.

Pasditen e së martës, Këshilli Bashkiak bashkoi në një të vetme kërkesën e këshilltarëve socialistë për shkarkimin e Veliajt me atë të PD-së dhe Endri Shabanit, duke e miratuar me 50 vota pro. Veliaj e ka kundërshtuar procedurën e ndjekur, duke lënë të kuptohet se mund të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese. Neni 115 i Kushtetutës parashikon se, nëse bëhet ankim brenda 15 ditësh, vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet. Ky akt do të bllokonte zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama po ecën me logjikën e faktit të kryer. Një ditë më parë, në një takim me ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës, përkrah kandidates për kryebashkiake Ogerta Manastirliu, Rama e konsideroi vendimin për shkarkimin e Veliajt si të detyrueshëm. Kryeministri u shpreh se Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset si “trup pa kokë” dhe qytetarët nuk mund të bashkëjetojnë me një “bashki kokëkëputur”, duke shtuar se opozita do të hyjë e humbur në garën për kryeqytetin.

Më herët dje, Rama zhvilloi një takim mbi dy orë në Kryeministri me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, kryetaren e komanduar Anuela Ristani, si dhe me Manastirliun.

Veliaj është në arrest në burg që prej 10 shkurtit. SPAK e ka mbyllur dosjen në ngarkim të tij dhe e ka dërguar në gjyq, me 13 akuza, prej të cilave korrupsion në 9 raste. Veliaj ka drejtuar bashkinë e Tiranës prej 10 vitesh, ose dy mandate e gjysmë, prej vitit 2015.

Next Post
“Tentoi të më përdhunonte”, shokon autori i vrasjes në Durrës: Tek 51-vjeçari shkova për një gotë birrë, por…

"Tentoi të më përdhunonte", shokon autori i vrasjes në Durrës: Tek 51-vjeçari shkova për një gotë birrë, por...

Comments 2

  1. ccc says:
    6 months ago

    Epilogu i nje maskarade ku jane te perfshire lloj-lloj faktoresh e aktoresh nga me te ndyret ne kete vend. Behet e pamundur te me motivoj dikush te votoj perseri PS-ne ne bashki, dhe jo vetem mua.

    Reply
    • Opionisti says:
      6 months ago

      Ne qoftse mbehete te gjitha bashkise shqiperis 1 partia socialiste 2 monarkia 3partia fatos nano 4 Alfredo moisiu 5 partia shoqata qemal stafa 6 partia komuniste partia 21 qeshor 1925 7 partia fashiste 8 partia 2 prilli 1990 9 partia debatiku 10partia përparimtar 11 partia vdekje fashizmi liri 12populli 13 partia djadha shqiptare 14 partia portokallis 15partia persekutuar 16partia memedheu 17partia lidhja Lezhe 18 partia progresive 19partia albanja 20 partia te urte 21 partia lidhja studentore 22 partia luzim bashke 23parti komiteti shpëtimi 24 partia ora shqiperise 25 partia g29 26partia kundër fjala te huaj 26partia kundër rritje cmimes dhe tarifa te larta 26partia pionieri

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In