Ka ndërruar jetë 22-vjeçari Endri Guçe nga Pogradeci i cili u plagos nga shëprthimi i një granate një ditë më parë.
I riu ndërroi jetë ditën e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërhyrja e mjekëve nuk mundi dot të mbajë ne të të riun i cili kishte pësuar dëmtime të rënda.
Viktima së bashku me një tjetër person u plagosën nga shpërthimi i një granate teksa po hapnin një kanal. Granata ishte e groposur dhe shpërheu duke plagosur dy persona, njëri prej të cilëve, pikërisht 22-vjeçari Endri Guçe ndërroi jetë në spital./a.m.