• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U plagos në 21 Janar, reagon gazetari: Berisha duhej të ishte në burg! Pjesa më e madhe e gjyqësorit, emërime të zyrës së Argitës

by A R
13/03/2024 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë urdhëroi dje SPAK të procedojë kallëzimin penal të familjes së Aleks Nikës për vrasjen e ndodhur 13 vite më parë, konkretisht më 21 janar 2011 para Kryeministrisë.

Por si e sheh gazetari Fatos Mahmutaj, i cili në atë protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku mbetën të vrarë 4 protestues ai mbeti i plagosur? Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” për Report Tv, Mahmutaj nuk fsheh skepticizmin e tij.

“Jam spektik pasi SPAK nuk ka vepruar siç duhej të veprohej dhe në disa dosje të tjera. Rasti i abuzimit të kompleksit ‘Partizani’ ku kryeministri Berisha është në arrest shtëpie ndërsa ai duhej të ishte në burg pasi korrupsioni është në masa të mëdha.

Kemi anëtarë të këshillave bashkiakë për 5 – 10 mijë euro që dërgohen në arrest me burg apo për tendera shumë të vegjël, ndërsa Sali Berisha i cili ka ndërhyrë jo vetëm personalisht por dhe familjarisht dhe dhëndri i Sali Berishës me një % të vogël arriti të ishte pronar i kompleksit Partizani. Kemi një vepër penale të konsumuar totalisht ndërsa Berisha është në arrest shtëpie.

Duke qenë se SPAK nuk ka arritur të japë drejtim për dosje të tilla, çfarë mund të presim për 21 janarin?!”
Mamutaj shkon më tej duke thënë se përgjegjës për këtë ‘krim shtetëror’ siç e quan Gjykata e Strasburgut është jo vetëm Berisha, Lulzim Basha e Ndrea Prendi të cilët familja e Aleks Nikës fitoi betejën në Gjykatën e Lartë për ti kallëzuar në SPAK.

“Persona përgjegjës nuk është vetëm Sali Berisha, Lulzim Basha e Ndrea Prendi por dhe persona të tjerë që qëlluan protestuesit, shefi i sigurisë së Berishës që nuk u mor asnjëherë i pandehur. Sikur në bazë të hetimit që ka bërë Prokuroria e Tiranës këta njerëz duhej të ishin dënuar prë vrasjen e 4 protestuesve”.

Pse ky skepticizëm?

Fatos Mahmutaj e ka një shpjegim: “SPAK i ka të gjitha mundësitë për ta bërë por mbete skeptik se nuk ka autoritet të nisë çështje penale dhe të marrë në përgjegjësi penale Sali Berishën kur dihet mirë që pjesa më e madhe e gjyqësorit shqiptar janë emërime të zyrës juridike të vajzës së Sali Berishës, të mos mendojmë që SPAK të bëjë ndonjë hata të madhe. Ligjërisht i takon SPAK ta marrë cëshjen por nuk kam shumë besim se do ta zgjidhë. Do të kemi hallakatje, do të kemi shtyrje kohë. Kanë kaluar 13 vjet e do të kalojnë 13 vjet të tjera e sërish do të jemi duke folur si sot”

A ka prova të tjera shtesë që SPAK mund të marrë?

“Nuk janë pyetur si dëshmitarë protestuesit që janë dhunuar nga policia. Kemi miq e shokë të viktimave e të vrarëve që janë vetëofruar nëpër media duke dhënë dëshmira e deklarata. Këta nuk janë pyetur asnjëherë.

Përgjegjës për 21 janarin ishte Sali Berisha, shkakun Ilir Meta. Nuk e kuptoj pse merret Lulzim Basha. Kishte guxim Basha të mos ekzekutonte një urdhër të Berishës. Lulzim Basha kishte rolin e një fatkeqi, atë të të qenit ministër i Brendshëm”, tha ai.

/a.r

Next Post
“Bashkohemi brenda 2 javësh”, Salianji bën thirrje për tërheqje nga aksioni në Parlament

Marrëveshja PS-Rithemelim për komisionet, Salianji: Na ul besueshmërinë dhe dëmton opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In