Një 35-vjeçar i plagosur me thikë në fyt mesditën e sotme në Himarë është nisur me urgjencë drejt Tiranës.
I plagosuri ka marrë dëmtim të laringut dhe ezofagut dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ndërsa sipas policisë shkak është bërë një konflikti i çastit.
Pas ngjarjes së rëndë, personi i plagosur u dërgua fillimisht në spitali e Himarës ku i është nënshtruar menjëherë një operacioni dhe më pas është transportuar drejt spitalit të Vlorës.
Por gjendja e tij paraqitet kritike dhe ai raportohet se është nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.
g.kosovari