Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, vizituan punonjësin e FNSH-së të plagosur në krye të detyrës gjatë një operacioni policor, një ditë më parë.
Ministri Lleshaj u interesua për shëndetin e tij dhe shprehu gatishmërinë e autoriteteve shtetërore për të afruar çdo ndihmë të nevojshme më të specializuar. Ai i uroi shërim të shpejtë efektivit të forcave speciale.
Mjekët e Spitalit të Traumës garantuan se gjendja e punonjësit të policisë është stabilizuar dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën.
Punonjësi i FNSH-së u plagos në këmbë gjatë një operacioni për kapjen e Fatmir Kolecajt ditën e enjte, i cili disa ditë më parë vrau vëlla e motër në Rrëshen.
Policia ishte në aksion të vazhdueshëm për ndalimin e të kërkuarit për rreth 45 orë, e si pasojë e rrethimit në një banesë, ai vrau veten. /e.s/