I shumëkërkuari Ogres Bilbili u kap ditën e djeshme në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, por u ndaluar nga një efektiv policie vetëm 30 metra para se të hynte në hyrjen e pallatit, ku edhe banonte.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bilbili, jetonte në katin e shtatë, në hyrjen nr.21 bashkë me mikun e tij A.Kaloshi. Për të gjithë personat që besojnë tek energjia e numrave, i konsiderojnë si numra fati. Ndoshta i riu nga Lushnja ka besuar gjithashtu tek energjia e numrave dhe prandaj ka zgjedhur që të strehohet në këtë banesë, megjithatë duket se kësaj herë nuk ka funksionuar.
Pasditen e djeshme, Policia ka zhvilluar kontrolle dhe në banesën e tij, në rrugën “Sitki Çiço” në Tiranë, ku jetonte me një person i cili ishte gjithashtu në kërkim dhe me precedentë penalë.
Gjatë kontrollit në banesë është gjetur edhe pasaporta si edhe veshje, të cilat po verifikohet nëse janë përdorur ose jo në ndonjë vepër tjetër penale. 30 vjeçari me inicialet A.K është emër shumë i njohur për policinë për shkak se akuzohet për veprën penale “Krime kundër njerëzimit”.
Policia po vijon ende në kërkimet, por A.K. është larguar nga banesa, pasi kishte ishte njoftuar për arrestimin e shokut të tij. Hetimet do të vijojnë dëri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
g.kosovari











