• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U pezullua nga kryesia e PD/ Shehu: U mblodhën si skutha natën e dolën me trakte Byroje! Ja kush e ka radhën…!

by Java News
11/01/2022 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, i pezulluar nga Kryesia e PD, në mbledhjen e mbrëmjes së kaluar, ka komentuar këtë vendim të Kryesisë, duke thënë me ironi se po shkruan autokritikën për t’ia dorëzuar Byrosë, që ta falë.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në news 24 deputeti Shehu tha se Lulzim Basha me demokratët u mblodhën mbrëmë natën si skutha dhe dolën me trakte e fletë-rrufe, si vendimet e dikurshme të Byrosë.

“Jam duke punuar për të shkruar autokritikën për t’ia dorëzuar Byrosë që të më falë. U mblodhën mbrëmë natën si skutha, në një godinë të bunkerizuar, pa pasur asnjë detyrë dhe asnjë funksion, pasi janë shkarkuar, dhe dalin me trakte dhe fletë-rrufe, si të ishin vendimet e Byrosë së dikurshme. Është një tragjikomedi kjo që po ndodh. Por, është një tragjikomedi e paralajmëruar, jo e re. Janë disa pyetje të mëdha: Pse ndodhi çadra e 2017? Pse u dogjën mandatet? Çfarë ndodhi me fushatën e PD më 2021?

Pse janë këto veprime? Pse i dorëzuan mandatet, duke i lënë Ramës gjithë fushën e lirë? Ishte thjesht një gabim. Do ishte mirë që atëherë të kërkohej dorëheqja e ish-kryetarit, me atë gabim fatal që bëri. Por, tani shohim që ai nuk ishte një gabim, por një lëvizje e qartë për t’i lënë gjithçka Ramës. Është një strategji që kërkon dhe synon t’i lihet gjithçka Ramës, fushë e lirë në Parlament, pushteti lokal, reformat t’i bënte si të donte.

Ne nuk kemi luftë brenda llojit, por një konspiracioni brenda PD për t’i lënë pushtetin Ramës, duke denigruar totalisht anëtarët e PD dhe duke shfryrë një urrejtje ndaj anëtarëve të PD, ditën e shtunë, për t’i ndaluar ata të futen në PD. Këtë lloj urrejtje mund ta bëjë një njeri, që s’e lidh asgjë me PD. Nëse do të futeshim në PD, nuk do të ndodhte asgjë, sepse PD është për të gjithë dhe anëtarët mund të futen brenda.

Unë kam qenë në PD më 1997 dhe në atë kohë PD nuk është mbyllur kurrë. Dhe as që më ka shkuar në mendje të mbylleshin. Në kulmin e 1997 dyert e zyrës sime kanë qenë të hapura.

Dhuna në protestë filloi kur u bunkerizua selia, u vunë hekura, u lanë jashtë anëtarët. Kjo dhunë ka një linjë që ka filluar me dorëzimin e të gjitha pushteteve Ramës. Ishte një urrejtje e shfrenuar kundër demokratëve të shtunën, duke dëmtuar dhjetëra e dhjetëra demokratë”, tha deputeti Shehu, i cili ishte krah ish-kryeministrit Sali Berisha në takimet e “Foltores” dhe në protestën e dhunshme të 8 janarit.

Më tej, deputeti Shehu tha se Basha me demokratët do të marrin një tjetër vendim ditët në vijim, që sipas tij, është përjashtimi i 44 mijë pjesëmarrësve në referendumin e Berishës.

“Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e PD që të mbyllen dyert, jo për demokratët, por as për qytetarët, gazetarët. E patë si e thirrën policinë dhe gazin që përdorën. Policia ndoqi me gaz demokratët deri te “Hotel Dajti”, i goditi në mënyrë barbare. Ishte një urrejtje dhe hakmarrje e demokratëve e kërkuar nga ata që ishin brenda selisë së PD. Ne nuk shkuam për të nxjerrë askënd jashtë. Ajo është selia e të gjithëve bashkë. Ne shkuam për të hyrë të gjithë bashkë. Bashës nuk i takon në zyrë, se nuk është më kryetar, por ama i takon të rri në seli, siç më takon dhe mua e të tjerëve. Ka dhe një vendim tjetër që pritet nga ai grup skuthësh. Do të shpallin përjashtimin nga partia të 44 mijë pjesëmarrësve në referendum. Ata do t’i internojnë ata, nuk besoj t’i burgosin si ne tjerët. E kuptoni në ç’marrëzi jemi. Jemi në një klikë staliniste. Unë ndjehem keq ku e kanë katandisur veten ata dhe ata duhet t’i thërrasin mendjes. PD është padyshim në një krizë, që ka nisur që kur Basha dorëzoi të gjitha pushtetet. Demokratët janë të persekutuar në këtë moment. Komisioni i Rithemelimit po merret me të gjitha planet për të nxjerrë PD nga kjo gjendje”, theksoi ai.

Sa i përket planit të Komisionit të Rithemelimit në vijim, deputeti Tritan Shehu deklaroi se “Po shkojmë drejt ringritjes së PD në të gjitha drejtimet, në të gjitha linjat, për t’iu kundërvënë regjimit. Ndryshe ky regjim do të qëndrojë edhe 50 vite. Deri para disa muajsh vendi ishte pa opozitë dhe opozita po kthehej në një OJF, pasi dorëzoi çdo pushtet. Hapi jonë i radhës është puna në qendër, puna në periferi, puna me aleatët. Padyshim që do të ketë protesta të tjera. Të gjitha zyrat e PD shumë shpejt do të kthehen në funksion të PD, që do të thotë se do të hapen për anëtarët, militantët dhe qytetarët”./m.j

Next Post
PD dërgon raport të detajuar selive diplomatike: Sali Berisha sulmoi brutalisht, donte të largonte me forcë Bashën!

PD dërgon raport të detajuar selive diplomatike: Sali Berisha sulmoi brutalisht, donte të largonte me forcë Bashën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In