Një 83-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në aksin Rrogozhinë – Kavajë, ku i moshuari u përplas nga një automjet.
Sakaq, drejtuesi i këtij automjeti që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin Rrogozhinë-Kavajë, shtetasi R. M, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin M. H., 83 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Shtetasi R. M, është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njofton policia.











