Gjendja shëndetësore e 30-vjeçares që u përplas nga një makinë teksa ishte në trotuar këtë të enjte është e rëndë.
Burime për “Vizion Plus” thanë se shtetasja ende e paidentifikuar ka marrë dëmtime të rënda në këmbë.
Ajo është futur në sallën e operacionit me urgjencë.
30-vjeçarja u aksidentua kur një 19-vjeçar humbi drejtimin e mjetit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
/a.r