Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës pasi u ndalua në flagrancë teksa shkaktoi një aksident me makinë në gjendje të dehur.
41-vjeçari, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me fasadën e një furre buke. Pas mbërritjes së forcave të policisë në vendngjarje dhe konstatimit të konsumit të alkoolit nga shoferi, është bërë shoqërimi i menjëhershëm në komisariat i këtij të fundit.
“Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 41 vjeç, banues në Bulqizë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me fasadën e një biznesi privat (furrë buke). Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
/s.f