• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U përplas me badigardët e Metës, gruaja i kërkon ndihmë Ramës

by Java News
06/11/2018 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E mbani mend gruan që u përplas me truprojat e presidentit, Ilir Meta, dhe që iu ankua kryeministrit, Edi Rama, se i kishin pushuar të bijën nga puna?

Epo, sot e kësaj dite, problemi i qytetares nga Gjirokastra, Teuta Murataj, e diagnostifikuar me kancer gjiri, ende nuk është zgjidhur.

Në redaksinë e dritare.net ka mbërritur një ankesë, nga qytetarja, Teuta Murataj, e cila kërkon që t’i punësohet sërish e bija Rudina Murataj, e diplomuar si juriste, e që u pushua nga puna, në kohën kur Nasip Naço drejtonte Ministrinë e Drejtësisë.

Rudina Murataj,  ka punuar në Ministrinë e Drejtësisë, si specialiste e të përndjekurve politikë, për 7 vjet. Ndërkohë, në kohën kur Ministrinë e drejtonte, Nasip Naço, Rudina është pushuar nga puna, në lejen e lindjes.

Në ankesë, Teuta kërkon që e bija të punësohet sërish, pasi si pasojë e sëmundjes së saj të rëndë, duhen shumë para për të mbuluar të gjitha shpenzimet. Teuta ka treguar se tashmë trajtohet me një kemp të përhershëm, por që kjo shumë nuk i del për të përballuar shpenzimet.

“Familjes sime i duhen shumë lekë që unë të mjekohem. Kjo sëmundje është tmerr. E frikshme.”,– thotë Teuta për dritare.net.

Në disa foto të dërguara, Teuta tregon se e bija, ka qenë një nxënëse e ekselencës në gjimnaz, shkollë të lartë, master,  etj dhe është diplomuar me rezultate të shkëlqyera. Megjithëse punoi për 7 vjet në Ministri, Rudinën e larguan nga puna, dhe sot po kërkon sërish të punësohet.

Teuta kërkon nga shteti, që t’i gjejnë Rudinës një punë, si juriste, qoftë edhe në Gjirokastër, pasi ajo ka për të rritur dy vajza të vogla, të cilat jetojnë me gjyshërit dhe të ëmën. Teuta tregon për dritare.net se, i është ankuar shumë herë kryeministrit për problemin e saj në portalin ‘shqipëriaqëduam.al’, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje.  Teuta thotë se, kanë folur edhe  me ministren e Drejtësisë, Eltida Gjionaj, por sërish nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për problemin e tyre.

“Unë po e lodh me mesazhe  kryeministrin dhe nuk përgjigjet. Kam shkruar te “Shqiperiaqeduam.al” dhe me telefonoi vetë Eridana Cano. Më ka telefonuar edhe Etilda Gjonaj për problemin tim. Heshtje vetëm heshtje. Heshtja e kryeministrit po me vret mua dhe familjen time. A nuk ka një vend pune juriste në Gjirokastër? Duhet të jesh k*rvë me thonj të gjatë, shalë përjashta, që të përfitosh një punë (jo të gjitha) . A e meriton të jetë sot e gjithë ditën pa pune? Sepse nuk mund ta bëjmë një vend pune ‘juriste.”,- tregon Teuta. /Dritare.net/

Next Post
Vettingu i politikës, Çuçi: Propozimi i PD fsheh pas një ‘kleçkë’

Çuçi: Meta ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In