• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

by El Be
25/03/2026 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I kam qëndruar pranë Berishës në ditët e veta më të zeza. E di ai si e kam takuar 2-3 ditët e para pasi e përjashtoi Lulzim Basha.

Kështu shprehet Dritan Burgija, i cili u përjashtua nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës, të cilin edhe e drejtonte, vetëm sepse është mbështetës i Ervin Salianjit.

Në një intervistë në “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Burgija thotë se përjashtimin e tij e mësoi nga mediat, dhe kjo është një arsye më shumë pse është zhgënjyer nga vendimi, për të cilin bën përgjegjës drejtpërdrejt Sali Bërishën.

“Ishte vendim surprizë, me thënë të drejtën, dhe vendim zhgënjyes, një vendim i pabazuar dhe i pafaktuar. Minimalisht duhet të më kishin bërë me dije për veprimet që po ndërmerrnin që unë mos të surprizohesha nga mediat dhe ta merrja vesh nga ju këtë punë. E kam marrë vesh nga mediat dje, më kanë telefonuar, më kanë thënë: “Di gjë për këtë?”. Ndërkohë që Shqiptarja.com kishte publikuar edhe shkresën, unë u surprizova. Qesha dhe nuk dija se çfarë emri t’i vija. Nejse, kaloi, unë e mora me sportivitet”,- thotë demokrati.

“Me thënë të drejtën, unë do bëj përgjegjës Sali Berishën, se është njeriu që unë kam mbajtur marrëdhënie më të ngushta se me çdo njeri tjetër atje. Unë drejtova Degën e PD Durrës prej 2021, për 3 vite, derisa vendosa vetë të mos jem më drejtues në Partinë Demokratike Durrës dhe kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Me takime të përzemërta, me falënderime për punën që bëja dhe nuk ma merrte mendja kurrë se pas një pune dhe lodhjeje të tillë krah Sali Berishës, do të përfundonte kjo histori kështu. Them do përfundonte, po nuk ka përfunduar, se unë jam pjesë e Partisë Demokratike, por që të arrinte puna deri këtu sa unë të përjashtohesha me një shkresë nga Sali Berisha”,- shton Burgija.

Ish-drejtuesi i Degës së PD-së në Durrës dhe ish-kryetari i grupit të këshilltarëve demokratë në Bashkinë e qytetit bregdetar, thotë se vendimet në selinë blu merren “kokë më kokë” nëpër zyra, dhe se asnjë hap politik aty nuk hidhet pa dijeninë dhe “bekimin” e Berishës.

“S’jam te Partia Demokratike prej Berishës apo prej Flamur Nokës. Sa i përket firmës që mban shkresa, në kokën e shkresës thuhet “Kryesia”. Kryesia dihet kush është. Ata mblidhen kokë më kokë dhe marrin vendimin dhe vendim të firmosur nga Flamur Noka pa e ditur Sali Berisha nuk ka”,- thotë Burgija.

Akuzat e krydemokratit për mbështetje të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Burgija i mohon plotësisht. Për më tepër, demokrati i përjashtuar i kujton Berishës solidaritetin dhe përkrahjen e tij kur vetë ish-kryeministri u përjashtua nga partia me vendim të Lulzim Bashës.

“Ndoqa reagimin e zotit Berisha sot në media, ku fliste për qëndrime dhe na akuzonte ne se paskemi përfituar dhe paskemi qenë mbështetës të Partisë Socialiste. Nuk ishin vetëm fjalë, por edhe qëndrime që kishim mbajtur ne. Unë nuk e di se kujt i referohet zoti Berisha. Cilave qëndrime u referohet zoti Berisha? Ose jeton në botë paralele ose këshilltarët i ka dizastër. Po përdor këtë fjalën siç iu drejtua ai dikur Lul Bashës. Hapi rekordet e Këshillit Bashkiak Durrës. Po deshe, t’i vë në dispozicion edhe procesverbalet që na vijnë në email pas mbledhjes, që mbajmë secili prej nesh, dhe pastaj flasim për qëndrime. I kam qëndruar pranë Berishës në ditët e veta më të zeza. E di ai si e kam takuar 2-3 ditët e para pasi e përjashtoi Lulzim Basha”,- thotë Burgija.

Demokrati sfidon Flamur Nokën që të faktojë akuzat për tradhti politike ose sekretari i Përgjithshëm i PD-së do të shkojë “në gjykatë, do përgjigjet në gjykatë për këtë shpifje të ulët që ka bërë”.

Next Post
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In