Në një komunikim për mediat Belind Këlliçi u shpreh se mazhoranca po bën gjithçka për të zhdukur opozitën.
Gjithashtu ai theksoi se vetë deputetë të PS kur ishin në opozitë futeshin në Kuvend me megafon.
“Unë përjashtohem dy herë brenda një harku kohor të shkurtë. E gjitha kjo bëhet që Edi Rama nesër të vijë në Parlament dhe të mos ketë opozitën aty. Do apo jo Lindita Nikolla aferës McGonigal do t’i shkojmë deri në fund. Do të qëndroj fort për të thënë të vërtetën. Do apo nuk do Edi Rama nesër në 10 do të ketë protestës. Nëse është burrë dhe i papërlyer të vijë dhe të japë sqarime. Këta ke frikë të hapësh frigoriferin se të dalin në çdo ekran dhe kanë frikë të bëjnë transparencë”, tha Këlliçi.
/s.f