Arrestohet drejtoresha e Hipotekës në Sarandë, Ana Shehu. Burime nga prokuroria lokale bëjnë me dije se Shehu është arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në fushatë elektorale.
Shehu ishte pezulluar nga detyra rreth 20 ditë më parë pas dyshimeve për akuzat e mësipërme, ndërsa nesër pritet masa e arrestit për të.
Aktualisht, Shehu gjendet e shtruar në spitalin e Sarandës dhe po merr mjekim.
Mjekët thonë se arsyeja e shtrimit ishte gjendja e rënduar emocionale.